domenica 3 agosto 2008

ELSA BALLAURI INTERVISTE..politika shqiptare ende nuk e ka kuptuar konceptin e te drejtave te njeriut..

Albert Zholi
INTERVISTA/ Elsa Ballauri:
Politika shqiptare ende nuk e ka kuptuar konceptin e të drejtave të njeriutDo desha të mos kisha jetuar në komunizëmNë bisedë e qeshur…Në jetë, drejtohet nga frymëzimi dhe kjo e ka bërë të ecë gjithnjë përpara dhe të mos mposhtet. Poezia i vjen dhe i ikën, e mbërthen dhe dhe e relakson dhe kjo e bën më enigmatike figurën e saj. Gjithsesi, si figurë publike shfaqet gjithnjë e vërtetë, e fortë, karizmatike dhe kurrë fallco. E ndjen veten një femër që rebelon hapur dhe këtë e ka si parim dhe në punën që bën në të mirë të komunitetit. Kontradiktat me të kaluarën komuniste, luftërat e saj për mbrojten e të tjerëve, miqësia, respekti , poezia, dashuria për të tjerët, e kanë veshur figurën e saj me një tis të veccantë dhe të spikatur sa të ngjasojë me një Zhan D’Ark të kohërave moderne. Gjithmonë kërkuese, këmbngulëse, e palodhur rrugëton e sinqertë mes punës, poezisë dhe gazetarëisë, ku këtë të fundit e ka armën e lehtësimit ndërgjegjësor ku konturon problemet apo hallet e shumtashqiptare. Në këtë intervistë për herë të parë Elsa Ballauri flet për të kaluarën e saj, vitet më të ndritura të jetës, pasionet që fshihen dhe ndrijnë në shpirtin e saj dhe për ato ccfarë i dhembin në realitetin shqiptar ku ajo po jep një ndimë modeste dhe kërkon t'i ndryshojë... Elsa tashmë në opinonin shqiptar njihet si poete dhe si gazetare, kur e ka vendosur dorën mbi fletore apo letër Elsa për të shkruar ndjenjat e shpirtit si poete dhe sa libra keni botuar ?Poezinë e parë duhet ta kem shkruar shumë herët, por mbaj mënd që ciklin e parë me poezi e kam botuar në vitin e parë të gjimnazit, te revista “Nëntori”. Babai im , Roberti , miku im më i mirë dhe njeriu që më ka mbështetur shume në krijmarinë time, ishte ai që më nxiti të botoj. Nëpërmjet tij njoha Fatos Arapin dhe nëpërmjet Fatosit, Natasha Lakon. Bisedat dhe takimet e asaj kohe me Natashën i kujtoj akoma me mall. Kam botuar dy libra, “ Mëngjes” dhe “ S’më mjaftojnë 24 orë”….Sa për botimin…mendoj se është shumë e efektshme lidhja aktive me krijimtarinë. Aq sa mundem dhe sidomos kur jam në udhetime, nuk e kam shkëputur këtë lidhje. Në përgjithësi në jetë drejtohem nga frymëzimi, tipike për personat pasionantë. Shkruaj vazhdimisht poezi, kështu mos u çuditni kur të nxjerr librin tim të tretë…vonë, por e ndjej që më duhet ta botoj..Dhe poezia lidhet patjetër me shkollën. Aty njeriu merr mësimet e para, merr drejtimin e jetës, apo bën lidhjet me mësuesit sipas prirjeve që ka…. Shkolla “Emin Duraku”, një nga shkollat e mira të Tiranës së atëhershme, ishte edhe shkolla e 8 vjetëve të para të edukimit tim. Kam kujtime shumë të bukura. Fëmijëria të lejon shpesh të jesh larg shqetësimeve dhe problemeve që mund të ketë familja dhe shoqëria dhe natyrisht që sa më pak t’i ndjesh këto në moshën e vogël, aq më e qetë shkon jeta. Kështu edhe unë e përfytyroj atë periudhë në mes të një shoqërie të këndshme, me miq të mirë. Kam qënë një nxënëse serioze me mësimet, me rezultate shumë të mira dhe kjo i shton edhe më shumë përshtypjet e mira për kujtimet e shkollës. Leximi ishte një nga hobby-t e mia dhe vetvetiu lëndët e preferuara ishin letërsia, historia. Mësoja shumë shpejt përmendësh dhe akoma mund të recitoj me dhjetra vargje të vjershave të mësuara që në klasën e parë, ndonjëherë edhe vargje qesharake, sepse kujtesa ndonjeherë është tekanjoze. Mos vallë shkolla 8-vjeçare ti zbeh kujtimet për gjimnazin ? Aspak. Secila ka pjesën e vet të kujtimeve. Gjimnazi ka qënë një periudhë shumë e bukur, madje e paharrueshme. Por mendoj se kjo është një ndjenjë shumë tipike për shumë gjimnazistë të tjerë të asaj kohe, madje në çdo qytet të Shqipërisë. Unë natyrisht do të thosha që Tirana kishte një privilegj më shumë, jo vetëm se ishte kryeqytet, por edhe se kishte disa gjimnaze si “Perto Nini Luarasi”, apo “Sami Frashëri”, etj. Në atë kohë përcaktimi se cilit gjimnazi i përkisje ishte një krenari më shumë, ose një tangërllëk më shumë. Gjithsesi, unë kam kaluar një përiudhë shumë të bukur te “Petro Nini”, kishim humor, miqësira, tërbime, disfata provimesh, qyfyre pambarim , aq sa kur takohemi me njëri tjetrin pas kaq vitesh gjithsecili ka nga një “xhevahir” për të risjellë në kujtesë. Mbaj mend që mendimi se gjimnazi nuk ishte i përjetshëm më vinte rralë në mëndje. Dua të kujtoj tanimë mall profesorin tonë të letërsisë që ka lënë një gjurmë shumë të rëndesishme dhe pozitive në formimin tonë, Agim Tabakun…por edhe të tjerë si Vojo Dervishin, Rodolf Papariston, Mira Xhikun, Ed Kurtezin….Te them të drejtën nuk mund të mjaftojë vetëm një pyetje për të folur për një vargmal me kujtime.. -Po ne jetën studentore vargmalet e kujtimeve të gjimnazit tu shtuan apo mbetën male të veçuara ?Ndofta gjimnazi është bërë më i rëndësishëm për mua sepse pas tij pësova disfatë të rëndë në jetë. Megjithëse me një mesatare maksimale, mua nuk më doli e drejta e studimit për shkak të “biografisë së keqe’..Në fakt, tani që e shkruaj këtë fjalë, më duket si gjithmone e shëmtuar dhe qesharake…biografi e keqe…, por atëhere kjo fjalë përcaktonte jetët e njerëzve që ishin si një lodër në duart e një shteti të egër. Pra, ajo fjalë përcaktoi ne njëfarë mënyre të ardhmen time. Shkolla në gjuhë letërsi më doli më vonë me ndërhyrjen e Lidhjes se Shkrimtarëve dhe një rekomandimit të Dritëro Agollit….Por ndërkohë tek unë kishte nisur metamorfoza tërësore kundrejt raportit tim me shtetin dhe sistemin e diktaturës. Kisha nisur të analizoja Përsenë e mungesave të lirive. Ashtu sikurse mund të ishte fat mungesa e informacionit për hallet e të rriturve gjatë periudhës së pubertetit,kam përshtypjen se ishte fat të kishe informacion të vërtetë dhe të plotë mbi fatet e shoqërisë gjatë periudhës pas adoleshencës. Për këtë , më kanë ndihmuar prindërit. Diskutoja çdo gjë me ta, mua dhe motrës time Mariolës, na thuheshin të gjitha dhe ne ishim në gjendje të gjykonim se përse gjërat shkonin kundër nesh. Familja ime me prejardhje aristokrate, kujtimet dhe jetët e gjyshërve dhe stergjysherve të mij, ishte në fakt burimi dhe iluminimi i formimit tim të mëvonshëm. Pavaresisht se ky relaitet ishte një dhimbje në periudhën e athereshme, kjo dhimbje ishte e domosdoshme për të prekur dhe për të formuar siç duhet mekanizmin tim qytetar. -Elsa poete, gazetare, ku e gjeni veten më mirë në këto momente ? Gazetaria më bën të shpreh një tjetër lloj shqetësimi dhe më plotëson. Por poezia është ajo që më përkon më mirë me zemren dhe me trurin. Tek unë vjen e shkon dhe kjo shpesh ma bën vetveten më enigmatike. -Tashmë jeni një person publik, jeni më e rezervuar dhe e kufizuar në shumë drejtime në krahasim me nje qytetar të thjeshtë ?Kjo është një pjesë që nuk më ka shqëtesuar shume dhe s’jam shumë e predispozuar ta ndjek. Për mua është e rëndësishme që jam kjo që jam. Mendoj se edhe njerëzit preferojnë një person publik të vërtetë, sesa fallcitetin perfekt.-Cilët kanë qënë idhujt tuaj të poezisë dhe gazetarisë ?Nga që nuk kam qenë dhe s’jam e obseduar nga idhujt, ata, nëse do të quhen të tillë, kanë lëvizur vendet. Por mund të them se Elyar, apo Poe, ndërsa më terheq shumë gazetaria e Indro Montanellit, Christiane Amanpour…njerez që janë jashtë kornizave…Vite të tëra në krye të një Shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, a ka lidhje midis kësaj pune dhe politikës shqiptare, apo vetë politika ju quan opozitarë të "pandreqshëm". Nuk ka asnjë lidhje midis një pune dhe mbrojtësi të mirë të të drejtave të njeriut dhe mbështetjes së tyre nga politika. Janë gjera që nuk shkojnë…nese shkojnë atehere njëra nga të dyja palet nuk ecën siç duhet, dhe patjeter do të jetë për të ardhur keq pjesa e të drejtave të njeriut. Politika shqiptare ende nuk e ka kuptuar konceptin e të drejtave të njeriut. Në përgjithësi politika, ky mekanizëm pragmatist dhe cinik, nuk ka qenë ndonjëherë në mënyrë të shpejtë pranë konceptiti të të drjetave të njeriut. Duke qenë se problemet me të drejtat e njeriut prodhohen si rezultat i gabimeve të politikës, kjo e fundit kërkon të mbrohet duke përjashtuar, nënvleftësuar, apo luftuar ato aksione që i kundërvihen, dhe të drejtat e njeriut janë të lidhura drejtpërdrejt me këto aksione. …Sa për pyetjen e fundit..do të jem e lumtur të quhem opozitare e pandreqshme…Faleminderit.- Sot paraja është fjala e ditës. Ske para, ske qetësi, s’ke miqësi të zgjeruar (mendimi im), je mbushur me srtres. Sa vënd zë tek Elsa paraja dhe profesioni i zgjedhur a kishte në vëmendje paranë ?- Varet si e kupton pasurinë….Por në këtë rast unë e marr vesh ç’doni të thoni dhe nuk hezitoj aspak kur them se s’do të dëshiroja kurrë ta ndërroja këtë profesion. Më vjen keq që kjo shkencë është e pazhvilluar në Shqipëri , që është bërë shumë pak për ta kuptuar. Por edhe ky lloj realiteti e ngre interesin tim po të mendosh se je rradhitur në një grup të paktë njerëzish që luftojnë për t’i bërë të drejtat e njeriut një nga fenomenet pikante të shoqërisë. Në këtë aspekt e quaj veten të pasur. Ndërsa pasuria materiale, dhe mania për të është një shprehje e paraqitjes së varfër të shpirtit.- A jeni rreshtuar ndonjëherë në ndonjë forcë politike dhe si jeni ndjerë ?Asnjeherë. Megjithëse jam një nga firmëtaret e themelimit te Partisë Demokratike, realisht nuk kam qenë ndonjëherë në ndonjë parti. Kjo është e lidhur së pari me ndjesinë e pakëndshme të ekzistencës së gjatë të Partisë së Punës dhe marrëdhënies aspak të mirë që kam pasur une me të, dhe e dyta që mendoj dhe që është më domiuese është kornizimi i vetvetes që është jashte natyrës sime.Si e shikoni sot dhe në të ardhmen e gruas shqiptare në vendimmarrje ?Gruaja shqiptare di të marrë vendime jashtë sferës së politikës. Atje ajo ndjehet më shumë vetvetja, atje ajo është amazonë e vërtetë dhe ka sukses. Megjithëse me vështirësinë e një shoqërie patriarkale, përsëri di t’ja dalë. Përsa i takon politikës, ende është e pasigurt, e përjashtuar, e vetë përjashtuar, militante dhe pa guxim gruaja që do të kishte një guxim original dhe të sinqertë. Egërsia e kësaj politike, është më shumë një guxim mashkullor që në fakt është një veprim i sajuar, aspak original dhe pa rezultat. Për mua, gruaja duhet të mesojë më shumë të jetë vetvetja dhe ta vleresojë veten. Çfarë i mungon politikës së sotme shqiptare ?Profesionalizmi, qytetaria, të qënët e politikanëve intelektual…një fjalë kjo ende e panjohur siç duhet në Shqipëri. I mungon pasioni dhe humanizmi, modestia, mundësia për të dashur të tjerët. I mungon vizioni, mundësia për të parë larg….Pra, ka shumë mungesa. Njiheni si femër "rrebele", me kalimin e viteve mendoni se ky temperament duhet të ndryshojë, apo brenda tij gjeni gjithçka ?Ky term më pëlqen dhe do të më pëlqente edhe më shumë nëse vërtet rrebelimi do të kishte mundësi të kishte rezultate të shumta dhe të rëndësishme. Me ketë dua të them se nuk është e mjaftueshme se si ndjehesh vetë. Natyrisht, unë personalisht jam mirë me antikonformizmin tim, por kur ke marrë përsipër një mission, dëshiron që ky mission të ketë efekte pozitive nga të cilat të përfitojnë qytetarët….Mendoj që kjo shoqëri ka nevojë për një komunitet të fortë “rrebel”.Tipa, karaktere, vese, virtyte, çfarë respekton tek njeriu Elsa? Më pëlqen mirësia, altruizmi, zgjuarësia. Të kundërtat e këtyre vetive, sidomos mosmirënjohja është një nga antivlerat. Por kritikoj edhe fallcitetin, egërsinë, vulgaritetin.Sa kohë i kushtoni lukut në ditë?Me frymëzim, ka raste që merrem më shumë seç do ta kisha menduar një ditë më parë.Sa jeni e lidhur me librin, po me shtypin?Me librin jam pazgjidhshmërisht e lidhur, mbetet ende hobby im i parë. I dyti janë mbledhja e antikave. Shtypi është një zakon i detyruar nga puna.Sot në Shqipëri ka inflacion botimesh. Mendimi juaj ?Natyrisht, sepse ende jemi në fazën e tranzicionit edhe në këtë fushë. Kalimi nga një letërsi dhe shkencë e burgosur në një tjetër pa kufij, ka procesin e vet të çoroditjes. Nuk është e lehtë ta jetosh këtë kohë, por duhet të jemi realistë dhe të durueshëm.Kur bëhet xheloze Elsa?Nuk e njoh këtë ndjenjë…Asnjëherë?Nuk beson?!Ushqimi i preferuar?Ushqimi kinez dhe frutat e detit…Pra, kuzhinës kineze në Tiranë i është shtuar klientela ?……Pengu juaj në jetë?Do desha mos ta kisha jetuar qoftë një ditë të vetme periudhen e diktaturës komuniste.Jeni supersticioze ?Po…herë pas here..

1 commento:

kozeli ha detto...

Simpatikja ime e rinise artistja dhe poetja e shkelqyer ,ajo qe ndaja mendimet dhe idete,qe e admiroja pa fund per shkallen e inteligjences e konceptimit quhej me plot respekt e dashuri... Elsa !Vitet kalojne dhe koha ben te veten,kujtimet ngelen kujtime e kur jane te bukura veshtire ti harosh !Ne jemi nje brez qe kemi shume per te treguar(jo se te tjeret nuk kane ),po flasim per kete qe perfaqesojme e qe u ritem ne nje guaske te mbyllur izoluese ,nga ku ditem te mbijetojme e te jemi akoma te forte dhe sot! Mora shkas e shkruajta shtyre nga shkrimi yt ,kujtimet jane si tingujt e nje muzike te bukur, sa me shume ta degjosh aq me shume te pelqen e ngelet ne memorjen tende deri sa vdes ! Mjafton nje moment nje sekuence o nje note e ti fillon ta kendosh me deshire e dashuri!Te tilla ishin dhe vitet e paharuara te miqesise sone ne gjimnazin Petro Nini Luarasi te kryeqytetit !