Britaniket e duan Gonxhen tonë, Nënën Terezë. Ata e vlerësojnë atë si personi më influencues dhe inspirues i të gjitha kohërave. Ajo arrin të triumfoj mbi dhjetëra personalitet e mëdha të botës. Gazeta britanik ”Daily Telegraph” realizoj një sondazh me 90 personalitete botërore për të gjetur kështu personalitetin i cili është më influencues dhe inspirues me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Nelson Mandelës. Dhe këtu triumfon Nënë Tereza. Janë 90 personalitet që mbesin prapa madhështisë së personalitetit të saj, në mesin e të cilëve: Mahatma Gandhi, Martin Luther King, Sir Winston Churchill, Albert Einstein, etj. Është kjo një listë me personalitet që ngërthejnë vlera të jashtëzakonshme për njerëzimin mbarë. Gonxhe Bojaxhiu inspiron botën. Pikërisht për këtë dimension vazhdon të admirohet përjetësisht vepra e saj gjigante.
“Nëna Terezë ishte një murgeshë romano-katolike, e cila është e lindur në Shqipëri dhe ua dedikoi jetën të varfërve në Indi”-shkruan gazeta në fjalë me ketë rast. Ky lajm shoqërohet me një jehonë të madhe në botë.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento