domenica 6 luglio 2008

zv.kryetari iasamblese separlamentit europe z.ALEKSANDER BIBERAJ per zgjedhjet ne maqedoni...

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Delegacioni Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE-së
Kryetari


Tiranë, mw 06.07.'08

NJOFTIM PWR SHTYP


Biberaj përshëndet krijimin e koalicionit të ri qeverisës në Maqedoni


Deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, njëkohësisht zv.President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, përshëndet krijimin e koalicionit të ri qeverisës në Maqedoni, VMRO-DPMNE me BDI-në.
Krijimi i qeverisë së re, pas zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni, krijon kushte për vazhdimin e reformave, me qëllim anëtarësimin në NATO dhe integrimin në BE. Mbajtja e postit të zv. Kryeministrit nga një përfaqësues i BDI-së është garancia më e madhe për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, e cila është jetike për të ardhmen e vendit.
Gjithashtu, zoti Biberaj përshëndet qëndrimin konstruktiv të PDSH-së, e cila deklaroi dje kalimin në opozitë dhe mbështeje për realizimin e kërkesave të shqiptarëve, lidhur me miratimin e ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, si dhe mbajtjen e simboleve kombëtare shqiptare.
Më tej, zoti Biberaj thekson se çështja e emrit të Maqedonisë do të jetë një çështje shumë e rëndësishme e Qeverisë dhe e Parlamentit të ri. Njohja e paravarësisë së Kosovës gjithashtu do të jetë një moment shumë i rëndësishëm.


Zyra e Shtypit

Nessun commento: