REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Delegacioni Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE-së
Kryetari
NJOFTIM PER SHTYP
Datë 23. 07.2008
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së falenderon Biberajn për bashkëpunimin në drejtimin e Asamblesë
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Luis Maria de Puig, i ka dërguar një letër falenderimi deputetit të Partisë Demokratike, z. Aleksandër Biberaj, njëkohësisht edhe zv. President i Asamblesë Parlamentare të KE-së.
Në letrën e tij, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së shpreh falenderimin ndaj zotit Biberaj për bashkëpunimin në drejtimin e Asamblesë.
Më poshtë vijon letra e plotë e zotit Luis Maria de Puig, dërguar deputetit Biberaj;
“I nderuar zv. President Biberaj, i nderuar koleg,
Pas zhvillimit me sukses të sesionit të Qershorit 2008 të Asamblesë Parlamentare të KE-së, por duke pasur parasysh edhe sesionet e Janarit dhe të Prillit të këtij viti, dëshiroj t’ju falenderoj për bashkëpunimin tuaj si Zv. President i Asamblesë. Veçanërisht, dëshira dhe gadishmëria juaj për bashkëpunim, gjatë sesioneve të këtij viti, më ka lejuar mua që të përballoj dhe të kryej me sukses detyrimet dhe përgjegjësitë e mia si President i Asamblesë.
E vlerësoj shumë mënyrën sesi keni drejtuar debatet dhe seancat parlamentare të KE-së dhe shpresoj që të kem bashkëpunimin tuaj edhe në sesionet e ardhëshme të Asamblesë Parlamentare të KE-së.”
Zoti De Puig përfundon letrën e tij me falenderimet dhe urimet me te mira për z. Biberaj.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento