Ishte tej ndjeshmëri dita e 19 shtatorit 2006 kur votova për senator Kenedin në një nga qendrat e votimit në veri të Bostonit. Në moment, aty për aty shkrova atë ditë një poezi në anglisht kushtuar tre vëllezërve Kenedi. Në klubin e poetëve të kolegjit m’u propozua që poezinë t’ia dorëzoja sen. Eduard Kenedit në takimin e pritshëm të 10 tetorit. Ashtu veprova. Pra, aty nga fundi i mbrëmjes, ndërsa grupe artistike emigrantësh jepnin shfaqje në skenën e improvizuar, gjetëm një moment të pershtatshëm dhe bashkë me z.Stefan Koçi iu afruam tavolinës ku ishte ulur senator Kenedi. Jo pa emocion, i dhurova senatorit poezinë. Pasi e lexoi me vemendje, ai më falënderoi dhe më shkroi me kenaqësi një autograf në bllokun tim :
“ To Rozi, Thanks for your support. Ted Kennedy, October 2006.” (Rozit, faleminderit për suportin tuaj. Ted Kenedi, Tetor, 2006.) Minutat e qëndrimit tim pranë personalitetit Kenedi, vellait të tretë të dy kolosëve Kenedi, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në historinë e Amerikës, por edhe në atë botërore..., nuk do t’i harroj. Ai kishte veshur një kostum blu të errët dhe një këmishë bojë gri të çelët, që ia nxirrnin më në pah ngjyrën e theksuar rozë të fytyrës së tij. Ai ishte aq modest, i sjellshëm dhe i respektuar. Ditë më vonë senator Kenedi më dërgoi një letër falënderimi në krye të së cilës lexohej në okelon blu “United States Senate”—Washington, DC.
Një kopje e poezisë sime ndodhet sot në Librarinë-Muze “John F. Kennedy”.
Boston, 28 gusht 2009
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento