giovedì 14 maggio 2009

NJOFTIM NGA G99..1 vit ne veprim e rritje,i urojme suksese !

Te dashur miq,
Te shtunen me date 9 maj, ne diten e Europes, u mbush plot nje vit qysh nga dita kur levizja jone nisi rrugetimin e vet politik. Ka qene nje vit I mbushur me eksperienca te pakrahasueshme gjate te cilit jemi rritur, kemi pare e kemi mesuar shume. Kemi udhetuar lart e poshte Shqiperise, dhe ajo qe kemi perjetuar na e ka shtuar pasionin dhe na e ka forcuar vullnetin dhe bindjen se nisma qe kemi nderrmare, per ti dhene fund nje tranzicioni te gjate dhe te lodhshem eshte nje ceshtje sublime, per te cilen ia vlen te jetohet e te punohet.
G99 eshte sot me e madhe, me e forte dhe me e mencur. Historia e G99 eshte historia e nje grupi njerez te dedikuar plotesisht, te suksesshem, te cilet marrin kohe nga jeta e tyre per tu angazhuar ne sferen publike dhe jane ata qe i japin shpirt G99. Dhjete mij antare te rinj iu bashkuan Levizjes gjate karvanit tone te fundit Rock dhe Politike dhe fryma e ndryshimit qe ndihet ne zerin e cdo te riu dhe te reje qe I bashkohet levizjes na jep kurajo qe edhe pse vetem 1 vjec ne politike, perfaqesojme nje qellim sublim dhe luftojme nje beteje te drejte kundra mbetjeve te se kaluares qe zvarrisin pas vetes te vjetren dhe largojne te ardhmen. Luftojme kunder atyre qe luftojne progresin, e kemi per qellim te garojme ne zgjedhjet e Qeshorit per ti ofruar vendit nje alternative me te mire.
Prinderit tane, ashtu sikunder gjysherit dikur, kane nisur te pyesin: Kush do ta beje Shqiperine? Kjo pyetje proverbiale nuk na shqeteson, na jep zemer. Ne kemi konfidencen se do jemi ne brezi qe do ta beje kete vend, dhe konfidenca nab en entuziaste, prandaj kete pervjetor te pare po e therrasim, po e kendojme: Do jemi ne. Kjo eshte pergjigja, e shkurter si ditet qe i kane mbetur tranzicionit dhe e sigurt si besimi yne ne fitore. Do jemi ne qe do ta bejme Shqiperine, do jemi ne te gjithe sebashku. Cdo i ri, cdo e re qe e dashuron marrezisht kete vend, cdo djale, vajze, grua e burre qe enderron dite me te mira, nete me te qeta dhe premtimin e nje te ardhmeje te begate. Prandaj themi vazhdimisht, qe levizja jone nuk eshte thjesht nje levizje politike, por nje levizje qytetare, e njerezve qe kane deshiren, vullntetin, guzimin dhe mbi cdo gje endrren e nje Shqiperie europiane.
Per te dhene kete mesazh, G99 ka zgjedhur si kengen e fushates Do jemi ne nga miku yne i mire Alban Skenderaj.
Kengen mund ta shkarkoni ne faqen tone web www.g99.org
Kete 1 vjetor ne deshirojme tju falenderojme per mbeshtetjen dhe tju ftojme te beheni aktive per fatet e vendit, te beni pjesen tuaj qe Shqiperia te kete nje te ardhme te mire dhe te sigurt. Nuk eshte koha per gjume, por per nje udhetim te mrekullueshem drejt se ardhmes.
Bashkohuni me levizjen tone, ndryshimi nuk ndodh vetvetiu.

Nessun commento: