[X]Kjo faqe do të mbetet mike e këtij siti në shenjë proteste përderisa Ismail Kadare te marr cmimin nobel..
SPECIALE NOBEL PER I.KADARE
nga Shpendi Sollaku Noé
ISMAIL KADARE S’KA PSE TË KETË AMBICIE NDAJ ASTURIAS-ve, MARQUES-ve, GRASS-ëve.Dalja e një botimi të ri të Kadaresë ishte një festë e vërtetë për të gjithë ne, qe vraponim të viheshim në rradhë për të blerë kopjet e para.
Tashmë i pranishëm në të gjitha enciclopeditë e botës së zhvilluar, shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadaré, edhe pse propozuar vazhdimisht nga personalitete të padsikutueshme, nuk ka arritur të fitojë çmimin Nobel. Kadaré është shprehja sublime e gjenisë së popullit të tij. Askush si ai nuk ka ditur të shprehë historinë, artin, ambicjet, fitoret, disfatat, ëndrat e një populli të tërë.
Arti i Kadaresë nuk ka çfarë ti ketë zili autorëve të tjerë Nobel, shpesh edhe shumë shpejt të harruar.Në sitet e ndyshme të shumë shtëpive butuese që kanë botuar Kadarenë, autorin e cilësojnë si shkrimatarin më madh shqiptar.,Por janë akoma në borxh me personazhin Kadare. Sepse AI nuk është vetëm SHKRIMTARI: Kadaré është personaliteti më i madh qe ka prodhuar vendi i shqiponjave, intelektuali më i madh, më i madhi shqiptar i të gjitha kohrave (pa i mohuar respektin Nënë Terezës). Megjithatë jemi akoma në borxh me Kadarenë nëse pohojmë vetëm këtë. Sepse Ismail Kadaré është edhe nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës. Dhe askujt nuk do t’i shkojnë djersë të ftohta pse e ka vënë me të drejtë në Pantheon përkrah Günther Grass-it, Camus-ë e të tjerëve. T’i njohësh çmimin Nobel Ismail Kadaresë është një akt i detyrueshëm, një borxh ndaj të shumtëve lexues të tij në të gjithë botën. Një borxh që e lavdishmja Akademi e Stokholmit ka ndaj Ballkanit, Shqipërisë. Të mos i njohësh Nobel-in Kadaresë do të thotë t’i mohosh Shqipërisë pasurinë më të madhe që ka prodhuar ndonjëherë: ta plagosësh në krenari e në shpirt.
E njoha Ismail Kadarenë personalisht kur isha 18 vjeç. Pas shumë tentativash për të botuar librin tim të parë “Sfinksi” dhe po aq përgjigjesh negative të shtëpisë botuese kryesore të vendit ( Naim Frashëri), në dilemën nëse duhet të vazhdoja të shkruaja apo t’i pirdhja mu në të’, kërkova të di opinionin kritik të një shkrimtari të padiskutueshëm si Ai. Pas një takimi të fiksuar në telefon -Kadare ishte shumë i ndjeshëm ndaj të rinjve- u prezantova në shtëpinë e tij në rrugën e Dibrës. Para një kollosi si Ismaili, më shkuan djersë të ftohta. Kadaré është një njeri shumë delikat, gjë që kontraston me famën e tij. Zëri i tij ishte pothuaj i brishtë. Prapa xhamave të syzeve të tij, digjeshin dy sy tepër inteligjentë. Pranoi të lexonte dorëshkrimin tim, duke më dhënë takim pas dy javësh. U ktheva në shtëpinë e tij dhe u ndieva më mirë se herën e parë. Ulur mbi një divan të sallonit të tij plot me vepra arti, në një çast ai më thotë: libri yt më pëlqeu, veçanërisht forma që ke zjedhur për të shprehur idetë e tua; të kam përgatitur një copë letër për....... (ishte emri i shefit të redaksisë të poezisë). Kam kërkuar që të bëj reçensionin e librit tënd. Unë fluturoja, por ilusioni u shkri shumë pak muaj më pas prej përgjigjes së redaksisë : “Duhet t’i themi Sh.S-së se forma që ka zjedhur pë t’u shprehur si dhe ndonjë ide e tij nuk përputhen me realizmin socialist” .Dorëshkrimi nuk iu dërgua kurrë Kadaresë për reçensionim. Duke qenë disident i njohur, shumë i dashur për popullin e tij , për intelektualët e vërtetë dhe, veçanërisht ,për rininë, Ismail Kadaresë botuesit i trëmbeshin shumë. Midis rreshtave dhe vargjeve të tij, ata kërkonin me shumë kujdes me lenten e çenzurës për të gjetur alegorira e dykuptimësi metaforike.Prandaj dalja e një botimi të ri të Kadaresë ishte një festë e vërtetë për ne shqiptarët,që vraponim si e si të lexonim të parët librat e tij të rinj. Prandaj një pjesë e mirë e librave të tij çenzuroheshin dhe shikonin dritën e botimit vetëm pas ndonjë eskamotazhi të shkathët të shkrimtarit për të kamufuar idetë e demokracisë e të avanguardias.Më në fund çenzura dhe vetë regjimi kanë shfrytëzuar famën e Kadaresë në përpjekjen për t’i thënë botës që edhe realizmi socialist ishte në gjendje të lindte e të rriste intelektualë të mëdhenj, qe realizmi socialist nuk ngushtonte mundësitë e artistëve dhe shkrimtarëve për t’u shprehur në mënyrë të lirë e të plotë.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento