lunedì 22 dicembre 2008

BOKSIERI SHQIPTARE QATO mbron titullin e kampionit boteror ne Amerike.

Boksieri shqiptar Qato
mbron titullin e kampionit të botës në Uashington

Të shtunën në Uashington u zhvillua ndeshja e boksit midis kampionit botëror për peshën super të mesme, shqiptari Kreshnik Qato dhe amerikanit Dejvid Etsrada. Ndeshja filloi me hymnet kombetare të të dy vendeve, në prani të disa qindra spektatorëve, shumë prej të cileve shqiptarë të ardhur nga shtetet të ndryshme të Amerikes si Miçigan, Ilinoi, Nju Jork, Nju Xhersi e Pensilvania. Ndeshja përfundoi me fitoren e Qatos i cili ruajti epërsine gjatë gjithë takimit. Grushtet e njëpasnjëshëm të boskierit shqiptar e detyruan amerikanin Dejvid Estrada të dorëzohej në minutën e dytë të raundit të 6. Sot në emisionin televiziv Ditari kishim të ftuar në studio zotin Ylli Ndroqi, sponsor i boksierit shqiptar me banim në Britani.
zeri i amerikes

Nessun commento: