Kërcënime rraciste në Genova të Italisë, shqiptari në gjendje kome
Një djalë shqiptar 19 vjeçar është shtruar në gjendje kome në spitalin San Martino di Genova për plagët e marra nga sherri kundër një pregiudicato xhenovez.
Agresioni ka ndodhur për motive rraciste. I riu shqiptar, siç shkruan gazeta "Il Secolo XIX", të mërkurën mbasdite përballë stacionit të trenit në Cogoleto është sulmuar nga një 25 vjeçar italian me çekiç. Agresori është denoncuar dhe më parë nga viktima shqiptare për "kërcënime rraciste" në policinë italiane. Dhe gjatë momentit të rrahjes 25 vjeçari italian ka bërrtitur: "shqiptar i fëlliqur".
Agresori, identifikuar nga policia, është denoncuar për dëmtime të rënda. Me këtë çështje po merret Prokurori i Genoves, Mauro Maccio.
Burimi: AGI News
Nuk mjaftoi vdekja e Abba's (Milano) apo agresioni kundër studentit ganez (Parma) për të shtuar frikën ndaj të huajit që po përhapet këto kohët e fundit në qytete të ndryshme në Itali. Si dëshmi është dhe agresioni i fundit në dëm të një djali shqiptar 19 vjeçar që ndodhi në Genova! Nuk mjaftoi denoncimi për të mbrojtur të drejtat e një qenie njerëzore përballë fjalëve "sporco albanese"!
Janë thirrur me emra te ndryshëm aktet raciste të fundit e problemi më i rëndë, përveçse mos marrjes në konsideratë të të tilla fakteve duke i banalizuar si episode të thjeshta, është Shurdhëria e Instituteve që të çon në një justifikim indirekt të akteve të rënda që veç pas pak ditëve bien në harresë!
Shoqëria italiane po ndryshon, por tani është momenti "O sot, o kurrë" për të qenë koshient të një ndryshimi të tillë e të mos përdoret më indiferenca si armë e frikës! Nuk mjafton më të thuash "Unë nuk jam rracist, por...", duhet të gjithë së bashku për një të ardhme më të mirë të fillojmë të dëgjohemi e mos të kthejmë kokën nga ana tjetër! Për të jetuar në një shoqëri më kompakte dhe për të dhënë një mesazh të fortë duhet bërë një rrugë e përbashkët se ndryshe si do të justifikohemi përballë fëmijëve tanë në një të ardhme në Italinë ngjyrosur nga rracizmi nësë nuk kontribuojmë për ta përmirsuar Atë?!
"Dëshironim krahë e erdhën burra" thonte Max Frisch
Mjafton të lexosh best-seller'in e Antonio Stella për të kuptuar më mirë botën në këtë frazë. Në një shoqëri të përfshirë nga dizorientimi dhe mutacioni i shpejtë kemi nevojë për t'u dëgjuar dhe mirkuptim reciprok më shumë se kurrë. Për të vendosur se kush duam të jemi duhet të kujtohemi kush ishim:
Kur 'shqiptarët' ishim ne, emigronim ilegalisht me qindra e mijëra, na vizatonin si hajdutë vendesh pune, na akuzonin se ishim të gjithë mafiozë e kriminela.
Kur 'shqiptarët' ishim ne, shisnin fëmijët tanë, kontrollonim prostitucionin e të bardhave, bënim terror duke vrarë njerëz shteti e kalimtarë të pafajshëm e ishim kaq të pistë aq sa na lejohej veç salla e pritjes e klasës së tretë.
Kur 'shqiptarët' ishim ne, na peshonin mbi krye shekuj urie, injorance, stereotipe infamanti.
Kur 'shqiptarët' ishim ne, ishte veç dje!
Gian Antonio Stella zbulon fytyrën tjetër të emigrimit italian me tragjeditë e veta dhe diskriminimet e pësuara. Ajo Itali e harruar që kujton veç "zii d'America" të pasuruar e fitimtar. Një dëshmi e nevojshme për të mos harruar se si ardhja e emigrantëve italian me rreckat, gratë e fëmijët e tyre pritej nga koret lokale rraciste: me të njëjtën ulërimë që u përhap në qytete të ndryshme të Italisë sot në 2008.
Blerina Korkaj: http://www.albanianews.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento