lunedì 18 febbraio 2008
LAJM NGA SHQIPERIA.
Shqiperia njeh pavarsine e KosovesShqipëria njeh pavarësinë e Kosovës dhe vendos të ngrejë në nivel ambasadorësh marrëdhëniet mes dy shteteve.Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në deklaratën e njohjes të pavarësisë së Kosvës tha se vendimi për ngritjen në nivel ambasadorësh të marrëdhënieve mes dy vendeve bazohej në një deklaratë të Kuvendit të Shqipërisë që në 21 tetor të 1991 dhe në mbështetje të vendimit të Kuvendit të Kosovës për pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008. Zoti Berisha tha në deklaratën e tij se qeveria shqiptare e konsideron krijimin e shtetit të Kosovës një ngjarje historike që sanksionon të drejtën e qytetarëve të saj për të vetvendosur dhe që, sipas tij, e bën Ballkanin më të drejtë se kurrë në historinë e tij. Qeveria shqipëtare, tha zoti Berisha, përshëndet angazhimin e qartë të autoriteteve kosovare për ndërtimin në Kosovë të një shoqërie demokratike, laike dhe shumë etnike ku çdo banor i saj të ndjejë veten i lirë në pronën dhe shtëpinë e tij. Kryeministri Berisha tha se qeveria e Shqipërisë konfirmon vullnetin e saj të plotë për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë dhe Serbinë. Vendimi për ngritjen në nivel ambasadorësh të marrënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kosovës, tha kryeministri shqitapr, do të kalojë të martën në mbledhjen e qeverisë për aprovim.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento