giovedì 11 giugno 2009

TE NDEZIM NJE QIRI...PAPAKRISTO NEGOVANI...

Edhe pse Papa Kristo ishte i edukuar në shkollatgreke, edhe pse paguhej nga shteti grek për mësiminqë jepte në shkollën e fshatit, të tëra këto nuk kishinndikuar në zemrën e tij për të dashuruar kulturën dhegjuhën e huaj greke. Gjatë mësimit të gjuhës greke në shkollën e katundit të tij ai u thoshte nxënësve:“Përmbi çdo gjë gjuha shqipe ishte ajo që duhej mësuar, sa më parë”. Me një vullnet dhe guxim djalërie ai vendosi të hapte shkollat e para në disa fshatra që banoheshinnga shqiptarët për rreth Kosturit dhe Follorinës. Shkrimine gjuhës shqipe me Alfabetin e Stambollit KristoNegovani e kishte mësuar në Rumani ku kishte punuarmarangoz për tre vite. Ato vite ishte lidhur edheme shoqatën “DRITA” dhe me disa anëtarë të shoqatës“DJALËRI” të Stambollit.Më 1897 u shugurua prift në fshatin e tij. Ky dalë i riqë për hir të çështjes kombëtare u bë prift do jetë pararendësii frymëzimit për themelimin e Kishës OrtodokseAutoqefale Shqiptare. Kisha dhe shtëpia e papa Kristosu bënë vatrat e para ku mësohej gjuha shqipe, por kjogjë nuk u pëlqeu grekëve të cilën e kërcënuan disa herë.Ishte një natë e errët e 12 Shkurtit të vitit 1905. MësonjësiKristo Negovani po shpërndante naforën në kishë,një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen dhe e shpunëjashtë fshatit. Në errësirë të dërguarit e Dhespot Fotitfilluan ta masakronin Papa Kriston me sopata e thika.Pasi e copëtuan trupin, i prenë kokën për t’ia dërguarporositësit të kësaj vrasje. Por kriminelët e dërguar ngaAthina nuk u ndalën me kaq, po atë natë ata i vranë dhetë vëllanë, Theodhos Negovanin i cili edhe ky përhapteshkollën në gjuhën shqipe. Atdhetarët shqiptarë kudoqë ishin u prekën shumë nga këto dy vrasje që ndodhën.Për këtë çeta e Bajo Topullit mori vendim për tuhakmarrë. Më 9 shtator 1906 kjo çetë vrau Mitropolitin(Dhespot) e Korçës Fotis Kallpidhis për të marrë gjakune dy vëllezërve Kristo dhe Theodhos Negovani.Kush u akuzua për vrasjen e Dhespot (mitropolit)Fotit Vrasjen e Dhespot Fotit e kreu çeta e Bajo Topullit,por asnjëherë nuk u mësua kush qëlloi mbi të. Qeveritëgreke dhe Kisha e tyre gjithnjë janë interesuar se kushe vrau Dhespotin e tyre. Si u vra Dhespoti Foti, Qeveriagreke i kërkoji qeverisë së Turqisë që qeveriste edhetrojet shqiptare të ndiqte dhe të kapte vrasësit e DhespotFotit. U kapën shumë atdhetarë shqiptarë dhe u Shqipdënuanndër ta Jovan Kosturi bashkë me fëmijën, SalihButka, Grigor Cilka, Ohran Pojani, Ibrahim Qesaraku,Lazo Progri etj. Por asnjëri nuk pranoi të tregonte atentatorëte vërtetë të kësaj vrasje të bujshme për kohën.Më 1914 në Prongji të Gjirokastrës vijnë 200 ushtarëgrekë dhe gjënë e parë që bënë arrestuan BajraminLigun i njohur për atentatin që kishte kryer me HitoLekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrës më shkurt apomars të 1908 (për mua është vrarë më 25 shkurt, ndarsapllakata shkruan 13 mars). Nga torturat në burg grekëti thyen disa brinjë dhe i prenë njërin vesh pasi e akuzoninpër vrasjen e Dhespotit të Korçës Foti Kallpidhis.Kjo akuzë bëhej sepse Bajram Ligu njihej për trimëri.Pas thyerjeve të brinjëve dhe prerjen e veshit, fshatiProngji mblodhi monedha floriri dhe ia dërguan komandësgreke me anë të Majko Llurit për lirimin e tij. Pasiu pranua shuma e florinjve komandanti grek dha urdhërqë Bajrami i sakatuar të lirohet. Por nuk u mësua nëseBajrami kishte qëlluar vërtetë mbi Dhespotin grek Fotisdhe asnjëherë lexuesi dhe histografia shqiptare nuk epa fytyrën e Dhespotit që shqiptarët e bënë të puthtedhenë më 1906. Pas shumë kërkimesh në arkivën eAthinës më në fund e gjetëm një foto të këtij prifti grekqë nënpetkun e Mitropolitit të Korçës bënte veprimtariantishqiptare, asimiluese, deri tek dhënia e urdhëravepër vrasjet e atdhetarëve shqiptarë. AUTOR ARBEN LLALLA
Marre nga gazeta “RRËNJËT” me drejtor vlonjatin Hasan Aliaj

Nessun commento: