Ali Pash Tepelena -Lulja e pare e Albanizmit-.
Shum studjues te huaj jane perpjekur ta destroin figuren e shqiptarit Ali Pash Tepelena, por te shohesh vete shqiptaret qe e portretizoin shqiptarin e tyre si nje “satrap” eshte e pa falshme, eshte e turpeshme. Ali Pasha ishte nje shqiptar i madh qe beri gjithcka per vendin e tij. Ali Pasha i tregoi botes mbare se matan Adriatikut dhe Jonit qendron nje popull trim, i beses, fisnik dhe bujar. Shqiptari Ali Pash Tepelena me qendresen e tij kunder pushtuesve shekullor Otomane, ishte i pari gjeni qe i vuri kazmen kalbesires otomane. Zgjoi nga gjumi nenshtrimit popujt ballkanike, ju kujtoi atyre se liria ishte shume prane. Jeta dhe talenti i shqiptarit Ali Pash Tepelena i nxori shqiptaret nga haresa e perjeteshme, duke u dhene atyre rrolin me te rendesishem ne historin e Evropes Lindore.
Per me shume se 20 vjete, Ali Pash Tepelena dhe Janina e tij u bene epiqendra e kurriozitetit Evropiane. Epiri shqipetar ishte kthyer ne nje vende egzotik kurioz qe po terhiqte vemendjen e Europes. Perandore, Lorde, Shkrimtar me emer, Gjenerale, Kapiten, Ambazadore, Studjues, e shume udhetare te huaj, filluan te flisnin e shkruanin per kete fenomen te ri shqiptar qe po bente emer dhe po perhapej gjithandeje. Lordet britanike Byron dhe Nelson, danezi Peter Oluf Bronsted, francezi M. Pougueville, Colonel Martin Leak’s, Thomas Gordon e te tjere, morren rrugen per te vizituar e njofur nga afer njeriun me romantik te kohes “Bonopartin Musliman”.
Talenti i shqiptarit Ali Pash Tepelena nuk mund te rinte pa rene ne syte e Parandorit me te fuqishem te kohes Napolon Bonopartit.
-“Napolon Bonoparti si shenje respekti per Ali Pashen i dergoi atij si dhurate nje cift luanesh”.
-“Dhurata tjeter e dyte qe ju be Ali Pashes nga Perandori me i fuqishem i koherave, ishte dhe nje kuti duhani e zbukuruar me xhevahire ku ne kapak kishte portretin e Aliut. Sic shprehet Lordi Byron, “Aliut nuk para i pelqente shume kjo dhurate e cmuar, portreti mbi kapak nuk para i shembellente shume atij”.
Perandori qe nenshtroi gjithe Europen dhe arriti deri ne Moske, kerkonte miqesine e shqiptarit Ali
Pash Tepelenes.
Shkrimtari me fame botrore Viktor Hugo ne vitin 1820 e quajti Ali Pashen:
-“I vetmi kollos dhe gjeni qe mund te barrazohet me Napolon Bonopartin” dhe vashdon me tutje duke dhene krahasimin me brilante per keta dy kollose:
-“Ali Pasha eshte perkrah Napolonit, si Tigri ne krahe te Luanit”.
Shkrimtari tjeter me fame boterore i madhi Alenksander Dumas, hodhi ne librin e tij te famshem “The Count of Monte Cristo,” pjese nga jeta e Ali Pash Tepelenes. Po ashtu, ai ka shkruajtur edhe per jeten e Vezirit te Janines ne novelen e tij “Ali Pacha” ..
William Plomer ne librin e tij “ The Diamond of Janina” shprehet:
-“Ne qofte se Ali Pasha do te jetonte ne kohen e Shekspirit, atehere jame i sigurte se ky poet i madhe qe terhiqej gjithmone nga jeta interesante e njerzve te medhenje, do te mahnitej nga jeta e Ali Pashes”.
Sic e shikojme, Ali Pasha dhe pushteti i tij ne Epirin shqiptar kishte terhequr vemendjen e Evropes. Nen sundimin e Pashait te Janines, kjo pjese e Evropes Lindore qe dikur gelonte nga hajdutet dhe bandat e shumta te kusareve, tani ishte kthyer ne nje vend te sigurt ku cdo udhetar mund te udhetonte i qete pa friken se mund te plackitej. Epiri shqiptar ku sundonte “His Highness” Ali Pashe Tepelena me shqiptaret e tij, ishte kthyer ne nje vend ekzotik, nje vende ku studjuesit e huaj shihnin ne portretin e cdo shqiptari gjurmet historike te se kaluares se lavdishme te epirotit te famshem.
-“I dua shqiptaret” shprehej Lord Byron ne letren qe i dergonte nenes se tij.
“Ne nje gare konteksi bukurie, shqiptaret do te ishin raca me e bukur ne bote” shprehet ai per paraqitjen e shqiptarve.
-“Malet dhe veshja e tyre qe eshte nga me te shkelqyerat, me kujtone veshjet dhe malet e larta te Skocis”.
Lord Byron ngeli i mahnitur jo vetem nga karrakteri, bukuria, trimeria dhe veshja shqiptare, por edhe nga bujaria e tyre tradicionale. Ja se si shprehet ai per pritjen qe i beri Ali Pasha:
- “Ai me priti me komplimete te shkelqyera dhe me uli prane tij ne krahun e djathte. Ai me tha ta konsideroja ate si baban e tij per sa kohe qe do te qendroja ne ato territore. Ai tregoi per mua kujdesin me te madhe, njesoj si per nje femije, me qerasi me lemonade, sherbet, fruta, embelsira, per 20 here ne dite”
Por me kete bujari Byroni u prit edhe nga shqiptaret e thjeshte.
-“Nje kryetar fisi shqiptar, qe me mbajti dhe strehoi ne shtepine e tij mua dhe shoqeruesit e mi, nuk pranoi asnje leke. Kur une kerkova ta paguaja ai mu pergjigje: -Une deshiroje qe ti te me duash, jo te me paguash-.”
Keto mbresa te shkelqyera nga tradita dhe bujaria hyjnore e shqiptarve, ne sot mund ti gjejme ne letren qe Lord Byron ja dergonte nenes se tij : “Poems of Georg Gordon. ..Tu his Madher! Preveza, November12, 1809,” shkrime te permbledhura nga Horace Geegory.
Figura madhore e Ali Pash Tepelenes dhe shqiptarve te tij, la mbresa dhe tek Danezi Peter Oluf Bronsted qe vizitoi territorin Shqiptar te Epirit rreth viteve1809-1813. Ne kujtimet e tij ai shprehet:
-“Ali Pasha eshte figura me e rendesishme ne Juge-Lindje te Europes, me nje ifluence te jashtezakonshme ne gjithe Greqine.”
-“Ali Pasha ishte shkaktari i revoltes greke kunder Sulltanit dhe sherbeu si nje kalatizator nxites per luften greke per Indipendence.”
-“Ali Pasha si nje talent i dale nga kjo rrace burrash, per gjysem shekulli e ktheu vendin e tij nga nje vende hajdutesh ne nje vende luftetaresh, qe me trimerite e tyre luajten nje role te rendesishme jo vetem ne historin e Europes, Turqise, por trimerite e tyre rane ne sy deri ne Lindjen e Mesme, si ne Siri, Egjypt dhe rrotull botes”.
Dhe te gjithe kete dukuri te re shqiptare qe morri dhene dhe u perhap gjithandej botes, ai ja dedikon zgjuarsise dhe largpamesise se shqiptarit Ali Pash Tepelenes.
-“Ali Pash Tepelena eshte modeli me i perkryer i shqiptarit tipik ne gjithe koherat, -Lulja e pare e Albanizmit-”
Shprehe konkluzionin e tij perfundimtar, danezi Peter Oluf Brondsted.
Sikur Ali Pasha te ishte nje i krishter i mire, sot bota mbare do te ishte mbushur me libra te tera per heroizmat e tij. Por fatkeqesishte, dogma obskuratiste fetare qe tek disa ishte kthyer ne identitet, u perpoqen ta cvleresonin fisnikerine e ketij shqiptari te madh. Megjithate, ata nuk ariten dote ti ulnin vlerat fisnike te shqiptarve. Heroi imagjinar Robin-Hudi anglez qe lindi si nje hajdut dhe vdiq si nje i tille, vetem se qe nje i krishtere, sot nderohet nga bota si nje hero. Kurse figuren e shqiptarit Ali Pash Tepelena, heroit te shqiptarve qe e filloi karieren e tij si nje kacak e u lartesua si nje strateg i barabarte perbri Napoleonit, vetem se nuk qe nje i krishtere, ata jane munduar qe ta potretizoin Aliun si nje perbindesh. Kjo kontradite qe shifet tek te gjithe biografet e Ali Pashes i ka rrenjet ne mllefet e tyre fetare, qe duam apo s’duam ne, ne ato vite bente dallimin mes popujve te ndryshem. Per mua si shqiptare, po ta krahasoj shqiptarin tim Ali Pash Tepelenen me “heroin” hajdut Robin Hudin e anglezeve, midis tyre shoh nje kontrast te madh; njesoj sikur te krahasosh e barazosh –Shqiponjen tone me Sorren angleze-.
-------------------------------------------------------------------------
Informacioni:
1) “Poems of Georg Gordon. ..Tu his Madher! Preveza, November12, 1809,” by Horace Geegory
2)”The Diamond of Janina, Ali Pasha”, by William Plomer.
3)”Interviews With Ali Pacha” by Jacob Isager
Nga Arber Thesproti.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento