Parlamenti Europian miraton rezolutën për Kosovën
Zëri i Amerikës05-02-2009
Parlamenti Evropian u bëri thirrje vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë. Parlamenti e bëri thirrjen në një rezolutë që miratoi sot në Strazburg, me 424 vota pro, 133 kundër dhe 24 abstenime.
Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, me përjashtimin e Qipros, Greqisë, Sllovakisë, Spanjës dhe Rumanisë. Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic I tha televizionit B92 se rezoluta është e papranueshme, pasi siç u shpreh ai bie ndesh me kushtetutën e Serbisë dhe ligjin ndërkombëtar.
Rezoluta i kërkon Serbisë të vazhdojë të mbajë një qëndrim konstruktiv ndaj misionit të EULEX-it. //mm
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento