venerdì 30 gennaio 2009

PER SHQIPERINE E MBETUR NE UDHEKRYQ ..VEPRA E KADARES NGELET NJE OGUR I MIRE...

PërvjetoriShkrimtari lindi më 28 janar të vitit 1936 në GjirokastërIsmail Kadare, sot 73 vjeç! Ismail Kadare, përfaqësuesi më i shquar i letrave shqipe, feston sot ditën e lindjes. Ai erdhi në jetë më 28 janar të vitit 1936, plot 73 vite më parë, në Gjirokastër. Qyteti i gurtë, ku kaloi fëmijërinë, la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve ‘60. Ai është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq, vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të. Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit "Nobel" për letërsinë për shumë vite me radhë. Në muajin dhjetor të vitit 2008, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, propozoi zyrtarisht shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare për çmimin "Nobel" në letërsi për vitin 2009

1 commento:

Anonimo ha detto...

komplimenti per il blog