lunedì 12 gennaio 2009

kosova dhe kontributi ekonomik qe japin emigrantet si ne shqiperi...

Kosova dhe kontributi ekonomik që japin emigrantët
Ilir Ikonomi Zëri i Amerikës11-01-2009
Kosova hyri në epokën e pavarësisë me probleme të shumta ekonomike si niveli i lartë i papunësisë dhe i varfërisë, një sistem i dobët shëndetësor dhe vështirësi të tjera.
Një pjesë e mirë e të ardhurave të popullatës vjen nga imigrantët ashtu siç është edhe rasti i Shqipërisë. Por cili është më konkretisht kontributi ekonomik i imigrantëve për Kosovën dhe cilat janë prirjet për të ardhmen. Faton Bislimi, ekspert i UNDP-së në Kosovë, i dha një intervistë nga Nju Jorku Zërit të Amerikës.

Nessun commento: