Ahtisari: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme
Fituesi i çmimit Nobel për Paqen Marti Ahtisaari thotë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, pavarësisht nga kundërshtimi i Serbisë dhe aleatëve të saj
Shekulli Online
Marte, 09 Dhjetor 2008 20:26:00
Fituesi i çmimit Nobel për Paqen Marti Ahtisaari thotë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, pavarësisht nga kundërshtimi i Serbisë dhe aleatëve të saj.
Duke folur sot para përkrahësve të tij në Oslo në prag të ceremonisë së dhënies së çmimit nesër, zoti Ahtisaari përsëriti pikëpamjen e tij se Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e pavarur. Ai i bëri thirrje Serbisë ta pranojë atë.
Komiteti norvegjez i çmimit Nobel do ta nderojë zotin Ahtisaari për përpjekjet e tij të paqes në Namibi, Indonezi dhe Irlandën e Veriut si edhe në Ballkan.
Ish-presidenti finlandez është hartuesi i planit për pavarësinë e Kosovës. 50 vende përfshirë Shtetet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovë deri tani.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento