NJOFTIM PER SHTYP
Biberaj, vizitë zyrtare në OKB me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Monn
Zv. Presidenti i Asamblesë Parlamenatre të KE-së, Aleksandër Biberaj, i cili drejton një delegacion të nivelit të lartë të Këshillit të Europës, u nis sot për një vizitë zyrtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. Në përbërje të delegacionit marrin pjesë kryetarë të Grupeve Parlamentare, si dhe të Komisioneve Parlamentare të Këshillit të Europës.
Gjatë qëndrimit në New York, zoti Biberaj dhe delagacioni i KE-së pritet të zhvillojnë takime me përfaqësues të niveleve më të larta të OKB-së, përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm, Ban Ki Moon.
Temë e bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve të KE-së dhe të OKB-së do të jetë edhe diskutimi dhe nënshkrimi i një Memorandumii mirëkuptimi ndërmjet këtyre dy organizatave.
Delegacioni i KE-së, gjatë qëndrimit në New York, parashikohet gjithashtu me datë 3 nëntor (ditën e martë) të vëzhgojë nga afër zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale që do tëmbahen në SHBA.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento