Biberaj takohet në New York me përfaqësues të diasporës
Biberaj takohet me drejtues të Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC)
Biberaj takohet me drejtues të Federatës Pan-Shqiptare "VATRA"
Pas përfundimit të vizitës zyrtare në OKB, zv. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, ka zhvilluar takime me përfaqësues të diasporës në New York. Zoti Biberaj ka takuar drejtues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), si dhe të Federatës Pan-Shqiptare "VATRA".
Në këto takime është disktuar për fushatën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe fitoren e Barack Obamës, për situatën në Shqipëri dhe Kosovë, për situatën e shqiptarëve në Maqedoni, Mal te Zi dhe Luginën e Preshevës, si dhe për diasporën dhe emigracionin shqiptar të pas viteve '90.
Në këto takime përfaqësuesit e diasporës e kanë njohur z. Biberaj me zhvillimin e fshatës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, si dhe qëndrimin e shqiptarëve të Amerikës ndaj këtyre zgjedhjeve, ku sic dihet tashmë gjatë fushatës elektorale brenda partive shqiptarët kanë mbështetur kandidatë të ndryshëm, por në fazen finale shqiptarët i kanë dhënë mbështetje të madhe kandidatit demokat për president Barack Obama.
Zoti Biberaj nga ana e tij i ka njohur shqiptarët e diasporës me ecurine e reformave në Shqipëri, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe integrimin në BE, me mardhëniet e shkëlqyera që egzistojnë ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së ku diaspora shqiptare ka një rol dhe meritë të jashtëzakonshme, si dhe për mbështetjen që i ka dhënë SHBA-ja Shqipërisë dhe Kosovës.
Në fund, zoti Biberaj falenderoi perfaqësuesit e diasporës shqiptare për patriotizmin e treguar për dekada me radhë në shërbim të cështjes kombëtare, për kontributin e tyre të cmuar për përshpejtimin e proceseve demokratike në Shqipëri që nga fillimi i viteve '90 e deri më sot, si dhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në fuqizimin dhe konsolidimin e mardhënieve të shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento