sabato 28 giugno 2008

CAMERIA QAN E SHPRESON!!

Intervista/Tahir Muhedini: CAMERIA QAN E SHPRESON!...
Intervista/Tahir Muhedini: CAMERIA QAN E SHPRESON! Intervista/Tahir Muhedini: I propozova z. Dule që të fuste në programin e partisë së vet, çështjen çame, për të sensibilizuar opinioninPër Çamërinë martire nuk duhet të heshtetHyrjeNjë emër i ri në politikën shqiptare. Një emër që ka marrë përsipër të sensibilizojë politikën shqiptare, por edhe atë europiane për problemin çam. Energjik, serioz Tahiri është krenar për prejardhjen çame, po aq sa trishtohet për lënien në heshtje të këtij problemi kaq madhor të historisë shqiptare. I lindur në Tiranë, ai se këmben kryeqytetin me asnjë vend tjetër, por pa mohuar se çdo ditë tjetër do ta kalonte në Çamëri, qoftë dhe në një shtëpi të thjeshtë.boxHistoria e familjes time çameUnë quhem Tahir Muhedini i biri i Abdullah Moidinit. Origjina ime është nga Paramithija krahina e Çamërisë. Vetë kam lindur dhe jam rritur në lagjen Nr. 1 “Ali Demit”. Rrjedh nga një familje intelektualësh. Me ato që ndodhën në vitet ‘44 në masakrat e krahinës së Çamërisë nga familja ime zervistët më kanë therur gjyshin, dy xhaxhallarë dhe hallën time. Ka shpëtuar babai im dhe një xhaxha tjetër Tasim Muhedini, i cili ka punuar që në fillimet e krijimit të shtetit shqiptar në Ministrinë e Bujqësisë dhe tani ka dalë në pension. Unë kam lindur dhe jam rritur në lagjen shumë të dashur “Ali Demi” mes familjeve tiranase. Kemi qenë 10 familje çame në fillimet e ardhjes ku kemi jetuar në baranga në lagjen “Ali Demi”. Këto ishin një dhomë dhe një banjë për gjashtë familje, me kushte shumë të vështira. U jam shumë mirënjohës prindërve të mi për saktrificat që kanë bërë. Familja ime ka qenë jo fort mirë nga ana ekonomike, por mund të them se kemi qenë një nga familjet më të kamura të krahinës së Çamërisë. Babai im ka gjetur forca që, duke ikur me dhunë nga qyteti i Pramithisë, të vijë në Tiranë dhe të jetojë mes sakrificash. Ne u bëmë një familje e madhe me 7 fëmijë. Unë jam fëmija e dytë nga të shtatët. Unë fola vetëm për babain tim, por po të flas edhe për nënën time, mund të them se gjyshin tim, babain e nënës ma kanë therur, xhaxhallarët e nënës mi kanë therur dhe nëna ime ka ardhur e vogël këtu, vetëm me nënën e vet, ku kanë qenë tri vajza dhe një djalë dhe familja e saj u vendos në lagjen “Ali Demi”.BoxIkja pa kthim ?!Eshtë fatkeqësi e madhe ngjarja e largimit të familjes tonë nga Çamëria. E ikjes pa kthim. E ikjes mes lotëve dhe dhimbjes së madhe. Vij nga një familje që mi ka vrarë greku në mënyrën më të pabesë, në mënyrën më të pafajëshme. Më janë vrarë shumë të afërm. Që nuk i kam njohur. Duhet t’ju bëj edhe një sqarim se në luftë ka edhe të fituar, por ka edhe të humbur. Por këtu nuk kemi të bëjmë me një luftë, por kemi të bëjmë me njerëz të ndershëm, që ishin në shtëpitë e tyre në punët e tyre dhe në mënyrën më të pabesë shkuan dhe i masakruan në mënyrën më të tmerrshme që edhe unë nuk mund t’jua shpjegoj dot. Unë dua të them me këtë se prindërit e mi ose prindërit tanë nuk kanë bërë asnjë propogandë karshi fëmijëve të tyre që të na thoshin mos të rrimë me minoritarë, me ortodoks, por gjithmonë kanë ofruar bashkëjetesë. Unë kam shokë ortodoksë, miq ortodoksë dhe miq katolikë dhe gjithmonë prindërit na kanë edukuar që të shkojmë në mënyrë harmonike me të gjithë. Kështu që marrja pjesë në politikë dhe zgjidhja e çështjes janë një obligim ndaj njerëzve të mi që u masakruan, por duke punuar pa tensione, eksese, mllefe, armiqësi, por vetëm me rrugë demokratike. Neve do të luftojmë me të gjithë mjetet tona demokratike, duke bashkëpunuar me institucionet e Parlamentit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kush ka qenë shtysa që ju krijuat PDI-në?Në Shqipëri ekziston një parti që quhet Partia e të Drejtave të Njeriut. Unë mora një takim dhe i propozova z. Dule (kryetarit të kësaj Partie) që këtë popullsi shqiptare të krahinës së Çamërisë, me të drejta të mohura ta fuste në programin e partisë së vet, për të sensibilizuar opinionin mbi këtë çështje. Por, gjeta vetëm heshtje. Indiferentizëm. Nuk e kuptova në fillim. Por pasi pashë mënyrën e drejtimit të partisë nga z. Dulë kuptova fare mirë se kjo parti ishte thjeshtë për t’i shërbyer minoritetit grek në Shqipëri. Unë personalisht jam i bindur, që nuk i shërben as minoritetit grek shqiptar, por i shërben qarqeve të caktuara anti-shqiptare. Dhe këtë antishqiptarizëm e kanë shprehur edhe në parlamentin shqiptar kur u çua një rezolutë për çështjen çame. Dule ishte i pari që u ngrit si deputet i Parlamentit shqiptar dhe filloi të spekullojë duke thënë që ne kemi shumë shqiptarë në Greqi dhe nuk mund ta marrim për diskutim rezolutën. Dhe për ironi të fatit pati përkrahje edhe nga disa deputetë të tjerë. Mosmarrja në konsideratë e kësaj rezolute, bëri që ne të krijuam një forcë të re, një parti, ku ndërmjet të tjerash në programit tonë kemi edhe një pikë siç është zgjidhja e çështjes çame. Ne faktikisht po merremi me zgjidhjen e çështjes Çame, gjithmonë me mjete demokratike, gjithmonë me mjete paqësore dhe qëllimi i partisë sonë është që të jetë në marrëdhënie të mira me shtetin grek, por realisht nuk janë marrëdhënie të tilla ……Deri kur shteti grek nuk njeh të drejtat për pronat e çamëve, duke i akuzuar çamët si bashkëpunëtorë të fashizmit, tregon qartë shtrembërimin e historisë për qëllime të errëta. (Gjë që nuk është e vërtetë). Mund t’ju them me siguri se, disa historianë grekë që kanë mbajtur kumtesa në qendër të Athinës (në një Simpozium para disa kohësh), janë shprehur haptazi që, në popullsinë çame është ushtruar një genocid, se popullsia çame nuk ka qenë bashkëpunëtore e fashizmit por ka qenë minoriteti grek në Shqipëri bashkëpunëtorë e fashizmit. Unë nuk merrem me këtë problem, por me problemin çam që është lënë në heshtje, që duhet zgjidhur. Ne çështjen çame e kemi bërë prezent edhe në Parlamentin Europian, ku është për të ardhur keq që, deputetët e Parlamentit Europian, nuk ishin në dijeni dhe shprehën habi se si në Shqipëri ka një çështje çame kaq madhore, me një genocit të paparë ndaj kësaj popullsie muslimane shqiptare dhe nuk është diskutuar asnjëherë në seancë plenare. Në seancat plenare të Parlamentit Europian diskutohet vetëm çështja e minoritetit grek.Mendoj se politika shqiptare dhe shteti shqiptar, duhet ta marri seriozisht këtë çështje. Ne kemi menduar që ndërmjet shtetit shqiptar dhe atijë grek do të ndikojë pozitivisht edhe Bashkimi Europian dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po nuk qe pjesë në diskutime SHBA, them se nuk mund të marrë zgjidhje kjo çështje kaq madhore.Dhe kur keni shkuar në Çamëri…?(Më ndërpret)…Unë për herë të parë kam shkelur më 10 korrik 2007, në Çamëri dhe me thënë të drejtën e kam pasur si dëshirë dhe si ëndërr për të shkuar qysh fëmijë. Meqë mu dha rasti shkova, dhe mund t’ju them që ishte një vend i mrekullueshëm, një vend me bukuri të rralla. Duke pyetur gjeta shtëpinë e prindërve të mi. Kur unë shkova në atë shtëpi, ishte si ma kishte përshkruar babai. Hyra në oborr, filmova gjithë shtëpinë. Shtëpia ime ka qenë një nga shtëpitë më të mëdha në Camëri pasi ka pasur 32 dhoma. Kjo shtëpi në kohën e genocitit grek u bë si burg i grave dhe i fëmijëve për popullsinë muslimane çame. Shtëpia ishte me tre kate. Një gjysmë kati ishte nën tokë dhe dy kate e gjysmë ishin mbi tokë. Gjysma e shtëpisë ishte riparuar se kjo dukej nga tjegullat dhe nga fasada e jashtme e murit, kurse gjysma tjetër ishte siç kishte qenë. Unë shtëpinë e njoha menjëherë nga dera, sepse ka pasur një derë karakteristike ku ende kam një fotografi të viteve ‘40 në shtëpinë time, dhe sa ma tregoi një qytetar grek se kjo është shtëpia e unë sa pashë derën e njoha, edhe pse derën e kishin riparuar. Brenda nuk hyra, por nga jashtë u dukte një shtëpi e bukur.A ishte e banueshme shtëpia juaj në Çamëri?Atje banonin tetë familje. Ishte një familje prifti. Ishte me familjen, djali i një deputeti të krahinës së Çamërisë dhe disa të tjerë. Por nuk i mora vesh ekzakt se çfarë familjesh ishin, por më thanë se këtu jetojnë tetë familje.A pate probleme me policinë?Mbasi pashë të gjithë pjesën e Çamërisë dhe kur shkova në Pogoricë më kapi policia, më kërkoi pasaportën. Ju dhashë pasaportën time dhe të bashkëshortes sime, duke qenë edhe pasaportë shërbimi. Polici nuk mori në konsideratë asgjë dhe më tha se hajde mbas meje. Më çuan në polici. Aty pashë një sjellje jo korrekte, unë isha me një mjet të rregullt dhe vetë isha me një veshje serioze dhe sa e morën vesh se unë isha me kombësi shqiptare ato nuk kishin atë respektin e duhur. Unë kur shkova në polici i thashë se ju jeni polici banditësh dhe jo polici europiane. Në atë moment shefi i policisë më kërkoi falje dhe tha se do të marrë masa karshi policëve. Unë kam shkuar edhe disa herë të tjera dhe nuk kam pasur asnjë problem më.E kanë marrë vesh që ti ishe kryetari i PDI-së?Ata më pyetën se çfarë funksioni keni dhe unë i thashë se kam mbaruar për drejtësi, por nuk u thashë që jam kryetar partie. Mendoja se do ta merrnin për provokim. Unë nuk e kuptova përse ata ndërruan mendim dhe më thanë që, kur të vish herë tjetër, të na lajmëroni që t’ju presim. Ndoshta e morën vesh që unë isha një kryuetar partie apo nga mbiemri në pasaportë. Unë i thashë që jam një qytetar si të gjithë të tjerët dhe vij për të parë në origjinën e familjes sime.Çfarë emocioni keni pasur kur keni parë shtëpinë tuaj në ato momente?Të tregohem i sinqertë nuk i përshkruaj dot se sa emocione kam pasur. Por njeriu gjeka forca që t’i përballojë këto emocione. Këto emocione më bëjnë që unë sa herë të kem kohë të lirë të shkoj t’i shikoj këto shtëpi. Edhe kur më pyetën në polici se nga jeni i thashë se jam nga Paramithija. Por ju nuk jeni qytetar i Paramthisë më thanë. I thashë se kam origjinën e prindërve të mi nga Paramthia. I thashë se jam me origjinë shqiptare –çame. Takova shumë njerëz atje. Popullsia greke atje na quanin si turq dhe jo si shqiptarë. Unë edhe kur pyeta për gjyshin tim ata sa merrnin vesh që emri ishte musliman thonin turq janë, jo i thoja unë janë shqiptarë. Ata kishin mendimin se e gjithë popullsia shqiptare muslimane ishin turke. Një gjë dua të them se ne, si forcë politike do të mundohemi me të gjitha forcat dhe mjete tona që çështja Çame të marrë zgjidhje.Ju mendoni se politika shqiptare ende nuk po bën ose nuk i shfrytëzon të gjitha mundësitë e veta për zgjidhjen e çështjes çame?Në qoftëse do ta shohim me një sy fanatik të një shqiptari çam mund të japim lloj-lloj mendimesh, por unë mendoj se politika shqiptare dhe shteti shqiptar nuk bën përpjekjet e duhura me shtetin grek për të zgjidhur çështjen çame. Sa herë ka qenë në axhendë për t’u diskutuar nga zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar që kanë shkuar për vizitë në Greqi, çështja çame gjithmonë ka shkuar deri aty ku edhe takimet anulohen dhe çështja çame mos të diskutohet. Por me këto 17 vjet të demokracisë mendoj që çështja çame nuk është në atë nivel që ka qenë. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm kur erdhi ish-Presidenti grek Stefanopulos, i cili në mënyrën më të papërgjegjshme i tha Presidentit tonë Moisiu që nuk ka çështje çame. Mbas disa vitesh erdhi presidenti Papulias për të bërë një takim në qytetin e Sarandës me presidentin tonë Alfred Moisiu dhe popullsia çam dhe shoqata Çamëria i rezervoi një pritje madhështore me mendimin se ky president ka gjak çam dhe ka pirë qumësht kur ka qenë i vogël nga nënë çame. Me gjithë mikëpritjen madhështore me pëllumba dhe lule, me pritjen në mënyrën më demokratike, qarqet e ndryshme greke e anuluan këtë vizitë duke dizinformaur opinionin shqiptar dhe atë grek se, gjasme shoqata Çamëria dhe popullsia çame është shumë agresore dhe kjo fjalë kishte shkuar deri në parlamentin grek. Kur unë shkoj në një takim në Greqi më pyesin se përse është bërë anulimi i vizitës së Papiulias me Moisiun? Unë i them se ju mund të mos më besoni mua, por merrni pjesë filmike nga televizionet greke që kanë filmuar të gjithë dhe aty duket se sa agresorë apo sa paqësorë kanë qenë çamët. Pra edhe ky ishte një spekullim që i bëri shteti grek kësajë vizite. Ky rast nuk është diçka për t’u habitur, sepse shteti grek ka një shekull që spekulon mbi këtë popullsi shqiptare (çame) të fesë muslimane, por është për të ardhur mirë që, vizitën e fundit që erdhi ministrja e Jashtme greke në Shqipëri Bakojanis, për herë të parë e pranoi si çështje, por kjo çështje tha t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.A mendoni se media shqiptare është shumë e heshtur ndaj çështjes çame?Shtypi shqiptar ka qenë i heshtur, por këta 2-3 vitet e fundit ka bërë një hap për çështjen çame (si media e shkruar dhe ajo televizive). Brenda mundësive që kanë pasur. Mediat televizive si “Top Chnenel” dhe “Neës 24”, “TVSH”, dhe nga ndonjë televizon tjetër dhe nga media e shkruar mund të them që ka shkruar me përparësi gazeta “TELEGRAF” të cilën e përgëzoj. Mendoj dhe dëshiroj që kjo gazetë të vazhdojë të shkruajë sa më shumë për çështjen çame, mbi problemet që ka pasur popullsia çame në Greqi dhe mbi të ardhem se si do të zgjidhet çështja çame, pasi çamët do të dinë si t’ja shpërblejnë. Janë dy rrugë që shtrohen si alternativa për këtë çështje, kompensimi, ose kthimi në trojet e tyre. Rruga është një, ajo e dialogut, sensibilizimit të organizmave ndërkombëtarë.Në politikën shqiptare a ke gjetur gjuhën e duhur dhe mbështetjen e duhur ju si PDI?Politika shqiptare nuk është se nuk e do zgjidhjen e çështjes çame. Unë mendoj se në kabinetin e qeverisë Berisha ka ministra që janë me të vërtetë të interesuar, ka ministra që me të vërtetë duan zgjidhjen e çështjes çame, pavarësisht se nuk janë prononcuar direkt në media, por ndoshta me kalimin e kohës këto gjëra do të dalin më në pah. Unë mendoj se partitë politike dhanë një mendim korrekt kur ne ishin në Parlamentin Europian në Strasburg, kur paraqitëm dosjen tonë për problemet që ka krahina e Çamërisë. Eurodeputetët thanë se ne, nuk e dimë që ka çështje çame të pazgjidhur, por do ta diskutojmë në ndonjë seancë plenare. Falenderoj të gjithë deputetët e parlamentit shqiptarë që në këtë moment thanë haptaz që ekziston çështja çame dhe duhet të marrë zgjidhje. Ndoshta ishte hera e parë që u bë prezent një pronocim i tillë.Ju si e konceptoni këtë heshtje të politikës shqiptare?Mund të jap argumente nga më të ndryshmet, por me problematikën që ka shteti shqiptar, shteti grek mund të themi se ka hyrë shumë thellë me anë të biznesit në shtetin shqiptar, ku pjesa më e madhe e bankave janë greke, ku telefonat celularë janë greke, agjencitë e ndryshme janë greke, bizneset e fuqishme janë greke. Kjo do të thotë që, dashje pa dashje, shteti grek e ka kapur shtetin shqiptar prej fyti (kur i thonë), sepse ka depërtuar në një pjesë të mirë të ekonomisë shqiptare. Mendoj se ka qenë një politikë e gabuar në kohën e PS, e cila i ka dhënë një prioritet shumë të madh shtetit grek me biznese nga më të fuqishmet, ku biznesi i vogël shqiptar përpiqet të gjejë mundësinë (për të mos thënë të drejtë) të mbijetojë.Si janë balancat e shtetit shqiptar në respektimin e të drejtave të minoritetit grek dhe kërkesën për zgjidhjen e çështjes çame ?Unë tani po e shikoj si një tolerancë e tejkaluar karshi këtyre qëndrimeve. Shteti shqiptar e ka përparësi çështjen e minoritetit, respektimin e të drejtave të njeriut, por shteti shqiptar po i tejkalon këto të drejta të këtyre minoriteteve, saqë mendoj se po spekullon në këtë drejtim, kështu që shteti shqiptar duhet të jetë i barabartë karshi shtetit grek. Këtu minoritetit grek iu dha dy nënshtetësia, ndërkohë popullsia shqiptare çame ka pasur shtetësi greke në mënyrë kolektive. Jemi të ndërgjegjshëm që popullsia e minoritetit grek në Shqipëri nuk kanë pasur toka të tyre, tokat kanë qenë prona të pronarëve shqiptarë. Mendoj se shteti shqiptar e ka tejkaluar respektimin e të drejtave të minoriteteve, kështu që tashmë duhet të merret me të drejtat e shqiptarëve me kombësi çame. Shteti shqiptar duhet të mbajë qëndrim karshi shtetit grek.Ju mendoni se ky problem do të gjejë zgjidhje jo nga politika, por nga sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar nga popullsisë çame?I gjithë populli shqiptar është dashamirës, dhe e ka me dëshirën e tij që të zgjidhet sa më shpejt problemi çam. Përveç popullsisë shqiptare edhe popullsia maqedonase, kosovare, është shumë dashamirëse për zgjidhjen e çështjes çame. Kështu unë mendoj që kudo që është populli shqiptar anembanë botës e ndjen që është një problem që duhet zgjidhur, pasi është një padrejtësi që është bërë në vitet 1913-1944, ku është ushtruar genocit ndaj popullsisë shqiptare muslimane.Në qoftë se do t’ju jepej mundësia, ju do ta linit Tiranën dhe a do të shkonit në Paramithi?Që të tregohem i sinqertë unë jam lindur dhe rritur në Tiranë, kam jetën time këtu, shokët, familjen. Do të kisha dëshirë që të kisha një shtëpi të dytë në Çamëri. Unë jam lindur dhe rritur në lagjen Nr.1, më është dhënë mundësia për të ndërruar lagjen dhe nuk e kam ndërruar. Pra Tiranën nuk e le, por shtëpinë e dytë e dua në Pramithi, ku natyra është treguar aq bujare.

Nessun commento: