Pershendetje te gjith bashkeatdhetarve nga Amsterdami Hollande
Agim Xhemali
ÇAMËRIA. Krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave të banuara prej shqiptarëve; shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga veriu ka kufi lumin Pavel, kurse në jug gjirin e Prevezë. Rripi i saj verior me qendër Konispol bën pjesë në Republikën e Shqipërisë, pjesa tjetër, me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913, i përket shtetit grek. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi, dhe Parga, që gjenden jashtë kufijve shtetërorë; shtatë fshatra gjenden brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, me qendër qytetin e Konispolit.
Emri çam lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (Kalamas) që e përshkon. Në kohën antike Çamëria ishte banuar prej fisit ilir të Thesprotëve; historia e saj bën pjesë në historinë e Epirit antik; më tej kaloi nën sundimin e Romës dhe të Perandorisë Bizantine. Në fillim të shekullit XIII ishte pjesë e Despotatit të Epirit, kurse në gjysmën e dytë të shekullit XIV bënte pjesë në Despotatin shqiptar të Artës. Në shekullin XV u bë shesh i luftës kundër vërshimit osman, nën udhëheqjen e feudalëve të familjes Zenevisi; njëri prej këtyre, Simon Zenevisi ishte bashkëluftëtar i Skënderbeut. Nën sundimin osman, Çamëria bënte pjesë në Sanxhakun e Delvinës si dhe të Janinës dhe u bë shesh i kryengritjeve anti-osmane në shekullin XVI e fillim të shekullit XVII.
Në shekullin XVIII filloi islamizimi i një pjese të mirë të popullsisë. Një pjesë e popullsisë së Sulit dhe të Pargës, për t'i shpëtuar islamizimit, emigroi duke u vendosur në ishujt e Greqisë. Edhe në Çamëri u përforcua në shekullin XVIII pushteti ekonomik i feudalëve çifligarë vendas, të cilët u bënë faktorë politikë me rëndësi në luftën për pushtetin lokal, deri sa Çamëria ra nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës, sundimtarit të Pashallëkut të Janinës. Në vitet 1820 - 1850 Çamëria u përfshi në kryengritjet e mëdha anti-osmane. Më 1854 dhe 1877 inkursionet e bandave të andartëve grekë u pritën me armë në dorë nga popullsia.
Gjatë viteve l878-81, degët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Çamëri morën pjesë në luftën e përgjithshme të popullit shqiptar për mbrojtjen e paprekshmërisë dhe tërësisë së trojeve amtare. Gjatë kryengritjeve shqiptare të dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit XX , Çamëria ka qenë fushë veprimi e çetave patriotike dhe e një vargu komitetesh kombëtare. Gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913, në Çamëri vërshuan trupat greke. Në ndihmë të popullsisë vendase që kishte rrokur armët, nga qeveria e Vlorës u dërguan forca ushtarake, por vendimi i Konferencës së Ambasadorëve ia kaloi Çamërinë shtetit grek.
Pas Luftës së Parë Botërore (l9l4-l8), qeveritë e ndryshme greke shpërngulën me forcë me mijëra banorë të popullsisë shqiptare myslimane për në Turqi, me pretekstin se për shkak të fesë së tyre ishin "turq".. Në fund të Luftës së Dytë Botërore (l939-45), masat e terrorit dhe të shtypjes që u morën kundër popullsisë vendase, shtrënguan rreth 25.000 çamë myslimanë të largoheshin nga vendlindja për të kërkuar strehim në territorin e Republikës së Shqipërisë.
(Nga Fjalori Enciklopedik. Akademia e Shkencave e Shqiperise,Tirane,l985, ff.l49-l50)

Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento