venerdì 8 febbraio 2008

Peticion i hapur PARLAMENTIT EUROPIAN.

Te njihet sa me shpejt pamvarsia e Kosoves!

Te nderuar zoterinj,
ne shqiptaret e Italise ju drejtohemi juve si e vetmja shprese civile per indenjaten tone, pas falimentimit te negoziatave te 10 Dhjetorit 2007.
Pas kesaj dite e zvarritjeve te metejshme, ne te indinjiuar u detyruam te leme menjane jeten tone te perditshme e te rend te emigrantit jo komunitare, te njohur nga te gjithe, e te merremi me nje levizje pro-kosoves, kombit tone te sakatuar nga historia ne te kaluaren e te dhunuar ne 1999 deri ne genocid.
Jemi te deturuar ta bejme kete, pasi heshtjen ne shqiptaret e kemi paguar shtrenjte.... Ky eshte mesim i hidhur qe historia na ka dhene.
Permendim ketu vetem nje fakt: kombi yne eshte i coptuar ne pese shtete ne ; Shqiperi, Kosove, Greqi, Maqedoni, Mal i Zi, ne token e tij.
Ne jemi nje popull qe merritojme te hyjme ne Evrope, si nje komb i lire dhe se ne disa shtete, por kurre si nje komb i dores se dyte apo skllave i kohes moderne.
Per ne eshte nje paradoks qe edhe pas nente vjetesh te genocidit te politikes serbe mbi popullin kosovar, per me teper te denuar nga Gjyqi i Hages, akoma "mostra" Milosheviç respektohet ne Serbi, e si e tille akoma qytetari serb e ai evropian nuk e kane te qarte kush eshte viktima e kush krimineli.
Kjo s'duhet te zgjase me, sepse ushqen enderrat e vjetra shoviniste qe jane themeli i segmenteve sociale e politike ne Serbi, Maqedoni e Greqi...qe prodhojne destabilitet.
E jane keto qe e kthejne Ballkanin ne fuci barruti e jane pikerisht keto qe duhen izoluar e goditur me te gjitha menyrat qe ju e ne kemi.
Vetem njohja e pamvarsise se Kosoves tani eshte nisja e kesaj rruge te perbashket per Ballkanin e Evropen.
Ju jeni teper te bindur per kete, por ne ju Lutemi mos e vononi asnje dite kete moment historik per te mos u dhene kohe kundershtareve te Kosoves qe jane njeheresh edhe kundershtaret e Evropes se bashkuar te organizohen akoma me shume.
Momenti historik kaloi njehere para nente vjeteve e ju u treguat te bute, tolerant, por me trajtat e genociteve te tilla duhen vendime te prera e te shpejta. Tani ky moment historik po riperseritet.
Ne mbi 400.000 emigrante ne Itali ju sigurojme qe ju jemi mirenjohes per nderhyrjen ne 1999 dhe do te kontribojme pro-ekuilibrit e bashkejeteses ne Evrope, pasi ajo eshte shtepia jone ne zhvillimet e globalizimit.
1. kerkojme nga ju,te korrigjohet gjuha e perdorur nga media ne bruksel e europe,pasi nuk i sherben progresit te ballkanit.
2. nuk ka patur e nuk ka vend per shqiperi te madhe e frike ndaj saj... kjo eshte nje fantazem e pjell nga shovinistet serb.
ne jemi nje komb ne minoranz 6 milion 1 milion ne emigrazion, nga ku 400000 ne itali e 600000 ne greqi...
jemi nje komb qe ska qene kurre perandori e sot nuk eshte superfuqi...
3. kujtojme se populli yne ska bere kurre lufte pushtuese por vetem per liri.
kemi demostruar civilizim dhe ne dite te veshtira kujtojme ketu qe kemi shpetuar te gjithe ebrejt qe kaluan ne shqiperi nga thonjt e gestapos e me tej kujtojme qe shpetuam nga vdekja te gjithe ushtaret italian pas kapitullimit te italise ne 1943 ..
4. jemi nje komb qe per fat te keq skemi patur kohe te shkruajme historine..por ka pena si Bajron ....qe ka shruar per vlerat e popullit tone te mrekullueshme..
5. kujtojme qe i kemi falur europes Skenderbeun heroin me te madh per Lirin e saj,i kemi falur botes Madre Terezen...e se fundi figuren e dhimbeshme te Ibrahim Rrugoves...
6. ska asnje motiv e fakt per frike nga shqiptaret kudo qe jane ,po qe se nuk dhunohen...
7. jeni Ju qe me poteren juaj duhet te largoni mjegullen mbi te verteten ne 1999 ne kosove e jeni po Ju qe duhet te njihni vlerat e popullit tone...
8. indinjohemi kur degjojme e lexojme ne media frike nga asgje...kur shikojme se si gjunjezohen diplomatet e politikanet shqiptare e kosovare para fjales Shqiperi e madhe..
9. zoterinj te nderuar jepini cezarit ate qe eshe e cezarit...jepini drite te vertetes e izoloni frymemarrjen shoviniste serbe,greke...
10. ne jemi me ju per nje bashkjetese paqesore ,ne europe, se vim nga nje popull paqedashes, historikisht i etur per liri,simbol i fundit per kete eshte e figura e Rugoves qe besoi shume tek ju.. .e qe quhet GANDI i europes..
ne emigrantet ne itali ju sigurojme qe ju jemi mirnjohes per nderhyrjen ne Kosove ne 1999 (PA TE CILEN POPULLI I KOSOVES SOT DO TE ENDEJ NE BOTE SI NOMADET..) dhe do te kontribojme pro ekuilibrit e bashkejeteses ne europe pasi ajo eshte shtepia jone ne zhvillimet e globalizmit.

NE e kemi te qarte qe shume shpejt Kosova ,Shqiperia ,Serbia do te jene ne kete shtepi te barabarta ,po qe se Europa ben nje politike trasparente ,keshtu dhe vetem keshtu popujt e lodhur te ballkanit do te jene ne harmoni,e EUROPA E QETE BRENDA KUFIJVE TE SAJ NATYROR...

Me besim e respekt SHQIPTARE

C.P.I.K.I. (comiteti promotor per indipedenza del kosovo)

ITALI 08/02/2008

1 commento:

Anonimo ha detto...

Peticioni i bere eshte i qelluar dhe kerkon vertet respekt nga bota qe e deshiron Kosoven e Pavarur!

Kosova Republike
Republic of Kosova