lunedì 18 febbraio 2008

AMERIKA NJEH KOSOVEN!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin Kosovën si shtet të pavarur
Uashington18-02-2008
Shtetet e Bashkuara njohin sot zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Ne përshëndesim popullin e Kosovën në këtë momet historik.
Presidenti Bush iu përgjegj pozitivisht kërkesës së Kosovës për të vendosur marrëdhënie diplomarike mes dy vendeve. Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të kosolidojë lidhjet e veçanta të miqësisë mes popujve të Shteteve të Bashkuara dhe të Kosovës.
Nëntë vjet më parë, komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga NATO-ja ndërhynë për t’i dhënë fund sulmeve brutale ndaj popullatës shqiptare të Kosovës. Kjo ndërhyrje në kohën e duhur i dha fund dhunës, duke çuar në vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kobeve të Bashkuara për t’i pezulluar Beogradit të drejtën për të qeverisur Kosovën dhe për ta vënë atë nën administrin e përkohëshëm të Kombeve të Bashkuara. Që prej atëhere Kosova ka ngritur institucionet e saj demokratike janë kontrollit të Beogradit. Vitin e kaluar i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, hartoi një paln për ndërtimin e një Kosove demokratike dhe shumetnike dhe rekomandoi që Kosova të jetë e pavarur, një pavarësi e mbikqyrur për një farë periudhe nga komuniteti ndërkombëtar. Në kudrin e konflikteve të viteve 90-të, pavarësia është i vetmi opcion i mundshëm për të nxitur stabilitetin në rajon. Shtetet e Bashkuara mbështesin Planin Ahtisaari dhe do të punojnë me partnerët e tyre ndërkombëtarë për ta vënë atë në zbatim.
Ne mirëpresim angazhimet që Kosova bëri në shpalljen e pavarësisë për të zbatuar Planin Ahtisari për të përqafuar aspektin shumë-etnik si një parim themeltar i qeverisjes së mirë dhe për të mirëpritur periudhën e mbikqyrjes ndërkombëtare.
Kombinimi i pazakontë i faktorëve në realitetin e Kosovës, përfshirë edhe shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, historinë e spastrimeve etnike dhe krimeve kundër civilëve në Kosovë, si dhe periudha e zgjatur e administrimit të OKB-së, nuk gjenden tjetërkund dhe prandaj e bëjnë Kosovën një rast unik. Kosova nuk mund të shihet si një rast pararendës për asnjë situatë tjetër në botë sot.
Shtetet e Bashkuara e shfrytëzojnë këtë mundësi për të ritheksuar miqësinë tonë me Serbinë, si një aleate gjatë të dyja luftrave botërore. Ne i ftojmë udhëheqësit serbë të punojnë së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë për të përmbushur synimet tona si mbrojtjen e të drejtave, sigurisë dhe jetesës së komunitetit serb në Kosovë.
Ndërkohë që Kosova fillon sot jetën e saj si një shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen të vazhdojnë të jenë miku dhe partneri i saj i ngushtë. //iç//

Nessun commento: