martedì 4 giugno 2013

KU QENE ALEATET,VENDIT TI DALIM ZOT ,JO SI QEMOT!

Më 14 prill 1945, Mit'hat Frashëri, Kryetar i Ballit Kombëtar, Lec Kurti, kryetar i Komitetit të Ballit Kombëtar për Shkodrën, Vasil Andoni, Sekretar i Ballit Kombëtar, do i dërgojnë një letër Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, Churchill, në të cilën ata e sqarojnë në detaje realitetin e mjeruar në të cilin kishte hyrë Shqipëria pas vendosjes së qeverisë së drejtuar nga Enver Hoxha, ku ndër të tjera ata ankohen edhe për bashkëpunimin e qeverisë së FNÇSH në masakrat ndaj shqiptarëve në fillimvitin 1945 ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë. Ata shkruajnë se, "kur Partia e kuqe erdhi në pushtet përmes terrorit, ajo nuk tha asnjë fjalë për sa u përket mijëra shqiptarëve, të cilët u masakruan barbarisht në Tetovë, Gostivar, Shkup dhe në të gjithë Kosovën prej maqedonasve dhe serbëve". Më tej ata shtojnë se "tradhtia më e zezë që regjimi i tanishëm në Shqipëri ka bërë në dëm të vendit tonë është mohimi i një tjetër Shqipërie, e cila ka qenë nën Jugosllavinë që prej vitit 1913: ne nënkuptojmë me këtë Kosovën dhe Dibrën, rajone tërësisht shqiptare, banuar prej afërsisht 1 milion shqiptarësh dhe më pak se 10% sllavësh. Dhe i gjithë ky mohim është bërë kundër dëshirës së popullit të këtyre krahinave, i cili, pas shpalljes së Kartës së Atlantikut, dhe pasi derdhi aq shumë gjak për liri, priste që referendumi i premtuar do të riadresonte gabimet e vjetra dhe do të rikthente kështu pjesët e shkëputura tek atdheu amë" (FO.371.48080, R8523/46/90, Appeal to Mr, Churchill from three Albanians in Italy.) R.GURAKUQI

Nessun commento: