lunedì 28 gennaio 2013

MOJ E BUKURA MOREN!

E VERTETA E ARVANITASVE. MOJ E BUKURA MOREN! Të ashtuquajturit grekë nuk janë veçse shqiptarë të maskuar...Në shekullin e katërmbëdhjetë, Greqia nuk qe veçse një çiflig i shtëpisë princore të Buajve, shefi i të cilës mbante titullin e Baronit të Moresë, siç mund ta shihni në përmbledhjen e Kronikave greko-romane të botuara prej Hopfit, në frëngjisht, në Berlin… Më duket se u takon atyre, shqiptarëve të maskuar, të heqin maskën greke dhe të ribëhen ata që janë, shqiptarë: nuk na përket neve të ndjekim mashtrimin e tyre dhe të shndërrohemi në grekë. Le të vënë në administratë gjuhën e baballarëve të tyre, gjuhën shqipe në vend të idiomës tejet qesharake dhe të panatyrshme, të rreme dhe të parëndësishme, të diktuar prej gramatikanësh pa shije.F.KONICA

Nessun commento: