giovedì 31 gennaio 2013

40 DEPUTET NA TAKOJNE NE EMIGRANTEVE SIVJET !

TE GJITHA SHOQATAVE SHQIPTARE! Te bashkohemi ne nje ze per TE DREJTEN E VOTES per zgjedhjet e 23 qershorit ne Shqiperi! pubblicata da Lidhja E Emigranteve il giorno Domenica 27 gennaio 2013 alle ore 21.00 · Me 30 MARS, 2013, KUDO KU JEMI NE GJITHE BOTEN, TE SHPERTHEJME NE MENYRE SIMBOLIKE KANGJELAT E AMBASADAVE DHE TE KONSULLATAVE SHQIPTARE per te demostruar, se ato ndertesa jane bere prej djerses dhe sakrifices tone deri me jeten. Ate dite te dorezojme publikisht kte peticion drejtuar presidentit te Republikes se Shqiperise, presidenteve te shteteve te te gjitha vendeve ku ka raprezentanca diplomatike shqiptare dhe organizmave nderkombetare! Ne kte peticion kerkojme : - TE DREJTEN E VOTES PER TE GJITHE SHTETASIT SHQIPTARE KUDO KU NDODHEN ! - Pavaresisht nga pjesmarrja reale e emigranteve ne votime, kerkojme qe ne parlamentin e ardhshem shqiptar, te marrin pjese te pakten 40 deputete emigrante! Teksti i plote do te perpilohet mbasi te diskutojme te gjithe se bashku! Pershendetje te gjithe perfaqesuesve te shoqatave shqiptare ne emigracion! Duke qene, se jemi te pakten nje e treta e popullsise me pashaporte shqiptare dhe kemi me teper se 20 vjete, qe nuk e dime se cdo te thote te kesh te drejte vote, kerkojme prej te gjitha shoqatave kulturore, vullnetare, apo te promovimit social, qe te bashkohemi ne nje ze te vetem dhe te krijojme nje KOMITET UNIK per te kerkuar te drejten minimale, ate TE VOTES PER NE ZGJEDHJET POLITIKE te 23 qershorit NE SHQIPERI, te cilat e kane influencuar shume jeten tone. Pjesmarrja e emigranteve ne votime, do te kete nje rol shume pozitiv jo vetem per ne emigrantet, por edhe per Shqiperine. Me voten tone dhe me pjesmarrjen tone ne parlament, Shqiperia merr nje drejtim plotesisht te ndryshem nga ai aktual! Zeri jone do te bente qe Shqiperia te njihte rolin e njerezve , qe kane sakrifikuar me shume keto vite dhe per rrjedhim te respektonte dinjitetin e shqiptareve, i cili deri tani eshte shkelur. Ne Rome do te protestohet diten e shtune, ora 15,00 perpara AMBASADES SHQIPTARE. Per te firmosur peticionin, ju lutem dergoni me mesazh emrin e shoqates dhe te presidentit te saj si edhe qytetin dhe shtetin perkates ku jetoni dhe ate te origjines. Te gjithe se bashku, pa asnje lloj protagonizmi te behemi pjese e KOMITETIT PER TE DREJTEN E VOTES PER EMIGRANTET. Lista e shoqatave ne peticion do te behet ne baze te rendit alfabetik te germes se pare te mbiemrit te presidentit te shoqates. Pershendetje te gjitheve prej presidentit te shoqates ILIRIA - LIDHJA E EMIGRANTEVE SHQIPTARE me qender ne Rome : Vladimir Kosturi.

Nessun commento: