martedì 18 settembre 2012

REZOLUTA -VEPRO TANI,EJA DHE TI!

R E Z O L U T Ë Me datën 2 Shtator 2012 në takimin mbarëshqiptar, shqiptarët të bashkuar u mblodhën për çështjen kombëtare Mbareshqiptare per bashkimine trojeve te saj në NJE Shtet, Nje Komb,Nje Flamur Kuq e Zi. Duke vërejtur që në Maqedoni ka probleme të thella si terrori policor mbi popullsinë shqiptare, bastisje, arrestime pa fakte, nuk zbatohet me korrektësi në bazë të ligjeve kushtetuese përdorimi i gjuhës shqipe, ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar, dhënia e shtetësisë për shqiptarët që jetojnë prej më shume se 15 vitesh, mos ndarje në mënyrë të barabartë buxheti shtetëror, mbyllja e paraleleve të shkollave shqipe në Strugë, Ohër, Manastir, miratimet e shumë ligjeve jo Kushtetuese, etj. Të nënshkruhet një Marrëveshje të re me sllavo-maqedonasit për një Maqedoni Federative dhe shqiptarët të kenë shtetin e tyre Iliridën brenda Federatës së Maqedonisë. Shqiptarët në Mal të Zi e pritën rënien e sistemit monist me shpresë se sistemi pluralist apo sistemi i ashtuquajtur demokratik i miratuar në fillim të viteve '90-te të shekullit të kaluar, do t'ju sjell përmirësimin e statusit të tyre kombëtar. Por jo vetëm që nuk ndryshoi asgjë në këte pikëpamje, përkundrazi, pozita e tyre u keqësua edhe më shumë. Po përmendim vetëm disa ligje të fundit që janë aprovuar nga qeveria apo kuvendi i Malit të Zi e që dëshmojnë për injorimin dhe mohimin total të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi si p.sh: - Aprovimi i projekt-ligjit mbi Rendin dhe Qetësin,përmes të cilit,në mes tjerash ndalohet përdorimi publik i simboleve tona kombëtare,respektivisht i flamurit tonë kombëtar; - Ligji për organizimin territorial si dhe Ligji për vetëqeverisjen lokale me ç’rast trevës shqiptare të Malësisë vazhdon t’i mohohet realizimi i komunës së plotë; - Miratimi i Ligjit zgjedhor, i cili nuk siguron më pesë vende të garantuara për zonat e veçanta ku shqiptarët janë shumicë dhe dëmton rëndë të drejtën e përfaqësimit proporcional të shqiptarëve; - Miratimi i Planit Hapësinor të Malit të Zi, i cili në rastin e Bjeshkëve të Nemura ,një pjesë e komunës së Plavës, shpallet "Park Nacional",pra shpallet pronë shtetërore çka do të thotë që një pjesë e konsiderueshme e zonave të banuara me shqiptarë ,permes këtij ligji, de-fakto bëhet uzurpimi institucional i këtyre pronave nga ana e qeverisë malazeze. Si rrezulltat i kësaj, banorëve shqiptar të këtyre trevave, iu hiqet burimi kryesor i jetesës së tyre; Në regjistrimet e fundit të popullsisë në Mal të Zi, pjesëtarëve të diasporës shqiptare iu mohua deklarimi kombëtar dhe fetar i tyre çka do të thotë,faktikisht ata u përjashtuan nga ky regjistrim dhe s’ka dyshim se kjo u bë me prapavijë të caktuar politike nga ana e qeverisë së Malit të Zi, me qëllim që shqiptarët të dalin më pak në numër. Ligjet diskriminuese të larpërmendura, nuk u miratuan gjatë monizmit ,apo gjatë viteve '90-ta të shekullit të kaluar,por u miratuan gjatë 5-6 viteve të fundit, pra gjatë kohës së Malit të Zi si shtet i pavarur, pavarësi kjo që u arrit ekskluzivisht falë votave të shqiptarëve?! Shteti malazez , jo vetëm që diskriminon shqiptarët në baza ligjore, por ky po i njëjti shtet, kohë pas kohe, aplikon dhunë e terror ndaj tyre. Disa muaj pas shpalljes së pavarësisë, në Shtator të vitit 2006, pushteti malazez tregoi fytyrën e tij të vërtetë duke arrestuar dhe torturuar në mënyrë brutale 18 shqiptarë nga Malësia me pretekstin e akuzës, tashmë të njohur për shqiptarë, "kryengritje armiqësore ndaj shtetit"!?Mirpo,fakti që aksioni famëkeq policor u realizua një ditë para zgjedhjeve lokale,tregon për qëllimin e vërtetë dhe prapavijën politike të pushtetit malazez. Rasti më i fundit i represionit dhe dhunës ndodhi ditën e Premte, pra me 31 Gusht 2012 në fëshatin Zenelaj, të Anës së Malit ,komuna e Ulqinit, me ç'rast 11 pjesëtarë të policisë speciale të Malit të Zi,( jo një ose dy, por 11 policë )pa kurrfarë paralajmërimi,bastisën shtëpinë e një të riu shqiptar vetëm e vetëm se ky i fundit i kishte ra në sy policisë me shitjen e ornamenteve të ndryshme kombëtare, siç janë simbolet tona kombëtare si dhe skulptura të figurave dhe heronjve tanë kombëtar.Policia , jo vetëm që traumatizoi anëtarët e familjes së tij,por njëkohësisht ata edhe grabitën materialin dhe prodhimet e tia, prej të cilave ai fiton bukën e gojës. Këto akte dhune e terrori, do t'ju kishte lakmi edhe shteti i dikurshëm i Krajl Nikollës. Edhe sferat e tjera të jetës ,gjendja për shqiptarët nuk është e mirë si p.sh. - Në punësim, - Në ekonomi, - Në sferën e përfaqësimit proporcinal të shqiptarëve në strukturat udhëheqëse të shtetit, - Në arsimim,sidomos në plan-programet e shkollave në shqipe si dhe tekstet mësimore të gjuhës ,letërsisë she historisë; Në Mal të Zi edhe pse shqiptarët votuan për pavarësinë e këtij shteti, sot atyre i mohohet mbajtja e flamurit kombëtar me ligje antinjerëzore, arrestimet e disa personaliteteve kombëtare gjoja për terrorizëm, cungimi i gjuhës shqipe etj. Në Luginën e Preshevës ende vazhdon ndjekja e ish- ushtarëve të UÇPMB edhe pse është nënshkruar një marrëveshje paqësore. Diplomacia Perëndimore duhet të bëj përpjekje që kjo pjesë i përket juridikisht Kosovës ti rikthehet përsëri Republikës së Kosovës. Dhe forcat ushtarake paqësore që ndodhen në Kosovë të bëjnë përpjekje për izolimin dhe shpërndarjen e forcave dhe institucioneve paralele serbe që funksionojnë ilegalisht në veriun e Mitrovicës. I bëjmë thirrje qeverisë greke dhe organizatave Ndërkombëtare që popullsisë shqiptare nga Çamëria tu rikthehet shtetësia greke dhe të kthehen në shtëpitë dhe tokat e tyre dhe të bazë të Marrëveshjes së Lozanës për autonomi të gjuhës dhe fesë në Greqi për shqiptarët autokton. Kërkojmë që qeveria e sotme e Shqipërisë të mos shesë asnjë centimetër tokë apo det shqiptar, të mos shkatërrojë pasuritë kombëtare dhe të largohet nga pushteti me paqe duke shmangur trubullirrat si ato të 1997. Shqipëria në bazë të nenit 8 të Kushtetutës të mbrojë fuqishëm kudo shqiptarët në botë, mos ti trajtojë ata si jetimë, të mos të sillet si Njerkë, por si mëmë e tyre. Kërkojmë që të drejtat e shqiptarëve të respektohen kudo në botë, gjuha shqipe të zërë vendin e merituar si gjuha mëmë e gjuhëve Indoevropiane. Politika le të hedhë pak vështrimin e nga historia, mos të ketë vesh të rëndë për kombin shqiptar nga i cili rrjedhin shumë figura të ndritura botërore nga Aleksandri i Madh, Pirro, Napoloni, Garlibardi, SKENDERBEU Nënë Tereza etj. KOMISIONI NISMETARE PER LEVIZJEN KOMBETARE MBARESHQIPTARE NJE SHTET, NJE KOMB , NJE FLAMUR KUQ E ZI . EMIN EDDIE EGRIU FLUTUR ZAVALINA BASHKIM KLLOBOCISHTA — con Prince Leka e altre 17 persone.

Nessun commento: