martedì 30 marzo 2010

REAGIM SHQIPTARE! 28 MARS 2010 OTRANTO KUJTON..



Otranto: Gur - sizifi i çdo klandestini…

Shpesh kam pas menduar për shkallët e ferrit të Dante Aligerit, ku nëndarjet e tij i kam përshtatur kryesisht me hierarkinë e shtetit madje dhe me hierarkitë e njerëzve. I vetmi dallim ndërmjet tyre është se ndërsa në ferr mund të hysh e të mos dalesh dot, në ferrin tonë mund të dalim e të hyjmë lirisht, kuptohet, si klandestinë, ku edhe pas kalimit të "ferrit" nuk është se do të gjejmë parajsën, por një nivel "Neutral" ferri të ri. E gjithë kjo e ka nje shkak, sigurisht, e shkaku me I forte eshte "modestia" e tepruar e Luciferit. Luciferi ynë është shumë i mirë. Ai di se si të mos i mbrojë shtetasit e tij kudo që shkojnë. Ai nuk u siguron asnjë mundësi jetese atyre që janë nën mbikqyrjen e tij. Ai i lë ata të lirë të thithin ajrin e ferrit te tij kudo, madje tashmë ua ka bërë të qartë të mbajnë dhe një tabele si gur sizifi derisa të arrijnë në "tokën e premtuar" të nivelit tjetër të ferrit: atë që mban emrin "Otranto".
Është një nivel ku zemra në përpëlitjen e saj di vetëm të grumbullojë klithmat e foshnjave që barqeve të peshkaqenëve kumbojnë. Shpirtrat e tyre dhe të nënave që ngijnë me gjinj të shqyer peshqit e vegjël e të mëdhenj të detit, vazhdojnë ende të lëshohen valëve të detit dhe të rrahin vrullshëm bashkë me zemrën klandestine.
Ata nuk patën mundësinë të merrnin një lejë kalimi të rregullt për të kaluar mbi kurrizin e detit. Luçiferi i tyre me modestinë më të madhe u tregoi se ishin budallenj e se deti për ata ishte.. madje jo vetem kaq por modestia e tij shkoi deri aty sa të mos u rrëfente pikën më kulminante të rrëfimit të tij, atë se dhe ata për detin ishin..
Sot, dhe pse pas kaq kohësh, Luçiferi ende vazhdon të mbajë mbi ballë krenarinë e tij modeste; ndërsa klandestinët, tërheqin zvarrë, gurrin sizifian të Otrantos...
ledia stillo paja
ALBANESI NEL MONDO

Nessun commento: