
KADARE REAGON...hipokrizia me e madhe e kohes....v...
KADARE REAGON...hipokrizia me e madhe e kohes....violenca ndaj grave ne ballkan!? E PADENUAR!?4- Cila është hipokrizia më e madhe e kohës sonë?Toni i të ftuarit tonë vishet nga emocioni dhe bindja e fortë: "Flitet shumë për dënimin e krimeve të fashizmit, të komunizmit, por kemi harruar një ndër krimet më të tmerrshme, që nuk është dënuar asnjëherë aq sa duhet: dhunimi i grave gjatë luftës. Në Ballkan, përdhunimi i grave ka marrë përmasa të papara dhe me mënyra të tmerrshme: përdhunimi i bijave përpara vëllezërve dhe prindërve, nënave përpara burrave dhe fëmijëve të tyre. Një turp për të gjithë ata që kanë preferuar të heshtin dhe të mos flasin. Përdhunimi, si mjet lufte, si një art për të thyer dhe për të poshtëruar në një mënyrë të paimagjinueshme. Një thyerje morale familjare. Tashmë, të gjithë fëmijët që ishin 8 vjeç dhe kanë parë gjithë këtë, si duhet të sillen? Është tragjike. Dhe pas këtyre krimeve, ka nga ata që provojnë përbuzje karshi këtyre grave që kanë pësuar këtë tmerr". 5- Tendenca që ju bën të shpresoni më shumë?Ai e pranon se falë medias, që bën gjithnjë kritika, vihet re rritja e solidaritetit njerëzor. Ai na jep shembullin e dënimit të shkrimtarëve në Kinë, ku 100 mijë syresh, janë poshtëruar, rrahur dhe janë tërhequr zvarrë në fushat e orizit. "Një tragjedi që unë e njoh, pasi shqiptarët ishin aleatët e Kinës. Kam qenë pjesë delegacionesh dhe kam qenë atje. E kam përshkruar këtë në romanin tim "Koncert në fund të dimrit". Por shumë njerëz nuk flasin për këtë. Është trishtuese, por shkrimtarët nuk ndihen më solidarë", - thotë Kadare. 6- Dështimi më i madh i jetës suaj?"Dështim apo pamundësi që vjen nga letërsia? Do të doja që librat e mi të luajnë një rol për lirinë e popullit shqiptar". 7 - Motivimi juaj thelbësor?"Nuk kam rrugë tjetër veç të shkruarit. Jam vetëm shkrimtar. Shpesh, një shkrimtar punon mbi gjëra mbi të cilat ai nuk duhet të shkruajë. Brendia e një shkrimtari është si një lloj depoje: ai duhet të dijë të zgjedhë atë çka ai nuk duhet të shkruajë, të dijë të zhysë një subjekt, të lirohet nga "energjia negative". Duhet që të punojë në kokën e tij që të mund të thotë: "nuk kam nevojë që ta shkruaj këtë". Ismail Kadare shpjegon atëherë që, për të, letërsia është një jetë paralele. Me raste ajo ndihmon jetën, por ajo është gjithashtu e sulmuar nga jeta. "Jam kundër sloganit të përjetshëm: letërsia përfiton nga jeta". Ajo duhet gjithashtu të dijë të mbrohet. Jeta është miku dhe armiku numër 1 i letërsisë, sepse ajo bën presion për të shkatërruar letërsinë. Ajo dëshiron që shkrimtarët të bëjnë të tjera gjëra, në vend që të shkruajnë!"*Marrë nga "Canal Academie"- Radio Academique Francophone sur Internet
Nessun commento:
Posta un commento