sabato 13 marzo 2010

REAGIM I FORTE SHQIPTARE!
REAGIM I FORTE SHQIPTARE! [Photo]REAGIM KADAREJAN! RACIZMI I TËRTHORTË ËSHTË PO AQ I KEQ SA AI I MIRËFILLTË!Reagim dërguar gazetës «S...hekulli» Zoti drejtor, Në gazetën tuaj të datës 9 mars lexova, jo pa habi, një shkrim të një gazetari gjerman me emrin Michael Martens, për çështjen e botimit kohë më parë të librit të historianit Schmitt në Shqipëri. Në këtë shkrim, ku ka mjaft gjëra të pavërteta, për të mos përdorur fjalën «mashtrim», akuza më e rëndë është rezervuar kundër meje. Gazetari, ndër të tjera, shkruan se «botimi i librit shpërtheu një furi nacionaliste, ku luajtën një rol të palavdishëm kryeministri Sali Berisha dhe shkrimtari Ismail Kadare». E cilësova akuzën tepër të rëndë sepse, përveç që në universin gjermanik cilësimi « nacionalist » i afrohet shumë atij të fashistit, në rastin e përdorimit për një shkrimtar ballkanas, në kontekstin ballkanas, rëndohet edhe më fort. Dihet botërisht se shkrimtarët e akuzuar për nxitës të nacionalizmit në Ballkan, janë akuzuar gjithashtu, me të drejtë, si përgjegjës për krimet dhe tragjedinë në konfliktin e fundit. Radovan Karaxhiç, që sot ndodhet në Hagë, ka qenë ndër të tjera, një poet! Nuk e di në qoftë se gazeta juaj më konsideron të tillë. Në rast se po, atëherë ky botim kaq i ngutshëm është në logjikën e gjërave. Në rast të kundërt është vërtet e habitshme çfarë ju ka shtyrë të mos e respektoni ligjin numër një të gazetarisë: verifikimin e fakteve. Ju keni botuar një trillim fund e krye. Më e pabesueshmja është se ju keni botuar trillimin e një gazetari gjerman, të panjohur për ju, kundër shkrimtarit shqiptar, që s'mund të pretendoni se nuk e njihni. Unë nuk impresionohem nga të tillët. Një mashtrues gjerman është për mua thjesht një mashtrues, po aq sa ç'mund të jetë mashtruesi shqiptar apo mongol. Ju jeni në mes të Tiranës dhe ju e dini se nuk kam udhëhequr kurrfarë fushate nacionaliste të lavdishme apo të palavdishme, për arsyen e thjeshtë se, për të mbrojtur Gjergj Kastriotin, lavdi Zotit, gjer më sot nuk ka pasur dhe shpresoj se nuk do të ketë kurrë nevojë për fushatë të udhëhequr nga dikush. Ju besoj, jeni në dijeni se libri i historianit zviceran nuk u kritikua për vogëlsira, por në radhë të parë për tezën negacioniste, që këmbëngul se motivi i Gjergj Kastriotit për kryengritjen kundër osmanëve ka qenë gjakmarrja vetjake. Si rrjedhojë e kësaj teze të tërthortë raciste, populli shqiptar ka zgjedhur për model të tij një gjakmarrës, dhe jo një vizionar të lirisë, siç kemi kujtuar të gjithë gjer më sot, ngaqë idenë e kësaj të fundit ky popull, me sa duket, nuk e njeh. Ky ka qenë thelbi i reagimit, të cilin autori dhe përkthyesi i tij tepër i zellshëm nuk e kuptojnë, ose bëjnë sikur. Me bindjen se do ta botoni këtë letër,Ismail KadareIsmail Kadare

Nessun commento: