
Çfarë garancie duhet të kemi si shtetas shqiptarë, Zoti President?
Ne emer te jetes te cdo shqiptari kudo qe eshte,ju kerkojme te mbroni kushtetuten,asgje me shume!
U bënë rreth 2 vjet që kur tragjedia e Gërdecit na prishi ate pak qetesi dhe besim shume te brishte. Ndodhi kjo e spieguar si një aksident dhe ku fajtorët, shkaktarë të kësaj tragjedie janë ende të lirë. Familjet e Gërdecit mbajnë ende ne shpirt llahtarin e atyre çasteve tragjike, që shkundin memorjen tone gjithnje!
Ne humbem qetesin...! Kush vallë ishte fajtor për këtë tragjedi? Një 'aksident' me ato përmasa nuk mund të shkaktohet “kot” dhe askush të mos ketë një gisht në të, apo më tepër të ketë mbi 29 të akuzuar mbi këtë ngjarje e ende të mos i jetë dhënë fund! “Ekspertët ndërkombëtarë vazhdojnë ekspertizat e tyre, por nuk dihet se deri në çfarë niveli përfundimesh kanë arritur, pasi edhe dëshmitari i vetëm i saj gjëndet sot “9 pashë nën dhe”?!
Nuk e kuptojme se pse gjithmonë jemi në kërkim të gjurmëve që ujku na tregon. Ne jemi, ndoshta, i vetmi popull, që jo vetëm i besojmë këtij ujku kur rrëfen gjurmët e tij, por e besojmë kaq shumë, sa shkojmë dhe e shndërrojmë nga një ujk në një “mamadhi” dhe presim të pijmë “qumështin” mëkues të tij.
Jemi i vetmi vënd ku ndërtimet apo firmat “pa lejë” kryejnë për vite me rradhë aktivitetin e tyre. A nuk është e çuditshme që kjo firmë të zbulohet pikërisht pas ndodhisë së kësaj tragjedie? Çfarë sigurie na ofron shteti ynë, kur mbeturinat e huaja derdhen në ujrat e deteve tona, e kur ministria e shëndetsisë në konferencën për shtyp thotë se valët do e marrin naftën me vete? (A thua se ne, populli i ‘paditur’, nuk e kemi mesuar tashmë pastrimin e naftës së Alaskës…?!)
Çfarë garancie na siguron shteti ynë kur pesticidet e vëndeve fqinje derdhen dhe vazhdojnë të derdhen në territorin shqiptar?
Çfarë garancie na ofron shteti ynë kur Gërdeci është i pranishëm orë e çast aty, në vendin tonë? Çfarë garancie duhet të ketë ky popull që me votën e tij të “lirë” zgjedh drejtuesit e këtij vendi? Të mos flasim pastaj për “garancinë” që emigrantët shqiptarë kanë në vendet e tjera.
Ne ju bejme thirrje personalitetit juaj dhe kushtetushes per trasparent sa me shpejt te dosjes me tragjedin e Gerdecit, e cila do te sjelle :drjetesi dhe trajtim te viktimave e te lenduarve,neve qetesin dhe sigurine qe shqiperia nuk jeton mbi gerdece!
Me respekt shoqata ALBANESI IN ITALIA Presid.ing F. DAUTI
Nessun commento:
Posta un commento