Evropa ne Bote: Shqiperia ne BE
Enkeleida Kapia
Boston University
Eshte tipike ne Cambridge, MA qe ne nje mbremje te nje te enjteje komplet te zakonshme ne fillim te vjeshtes, apo te cfaredo stine, me shi apo diell, te kete leksione nga studiues dhe personalitete te respektuar boterisht ne fushen tyre. Kjo fale universiteteve verdalle ketij qyteti Kandiskian. Keshtu ndodhi edhe ate te enjte, me date 17 Shtator 2009. Tek po hyja, pjesemarresit ne salle qendronin palevizshem me sy te ngulur ndaj figures qe sapo po zinte vend ne podium.
Kennedy School of Government, Harvard University
I ftuar: Javier Solana
Tema: Evropa ne Bote (Europe in the World)
Pa dashur te futem ne detaje te referatit te tij, Solana u meshoi menyrave se si SH.B.A. dhe Evropa, sikurse te ishin njeri Mars dhe tjetri Venus, mund te gjejne gjuhen e perbashket per ceshtje qe sot me shume se kurre kane prekur hapesiren gjeo-politike te mbare botes. Foli per mendesira te ngjashme, per rregulla per te cilat te gjithe kemi rene dakort, dhe per politiken e mire (good politics). U ndal tek ceshtja e Lindjes se Mesme, tek ajo e Afganistanit, e Rusise, si edhe e mprehta ceshtje e ngrohjes globale. Me pak fjale, ne nje fjalim me doza te qellimshme frymezimi e ndergjegjesimi, ai pershkroi pozicionimin e Evropes ne lidhje me boten dhe ato c’ka po ndodhin ne te.
E mandej, pjesemarresit u ftuan t’i benin pyetje. E imja ishte pyetja qe mbylli mbremjen. Mundimin per te shkruar kete copez, po e marr vetem sepse dua te ndaj pershtypjet e mia te pergjigjes qe Solana i dha pyetjes time.
Ne nje menyre disi frivoloze dhe pak te shkujdesur, shume ndryshe nga pyetjet e bera deri ne ate moment, m’u duk me vend te beja pyetjen qe ndoshta fle, zgjohet, e perpelitet cdo dite ne mendjet e shume shqiptareve qe i bren fati i tyre dhe i kombit. Pyetjen me te vjeter ne keto vitet e fundit e ate me pazgjidhshmen ne mendjet tona. Pyetjen e cila premton dhe frikeson. Pyetjen qe djeg. Pyetjen qe sheron. Pyetjen, realitetin e se ciles, gjyshja ime e ka te veshtire ta besoje edhe pse i pelqen. Pyetjen, pergjigjen e se ciles, femijet e mi do te donin ta dinin.
“Neper vreshtat e Ballkanit, vijne verdalle thashetheme qe Shqiperia eshte shume larg nje anetaresimi ne BE. A mund ta konfirmoni APO mohoni kete dhe perse.” (“The word though the Balkan grapevines is that Albania is pretty far from an EU membership. Can you confirm OR disconfirm and why.”)
Solana buzeqeshi hapur dhe tha: “Une sot kam folur per menyrat se si mund te lehtesojme Serbine qe te futet ne BE, e disa shtete te tjera .. e te mos harrojme qe keto vende nuk jane ne NATO … Shqiperia eshte ne NATO …” Beri nje pauze e vazhdoi duke me pare drejt e ne sy “Mendoj se iu pergjigja pyetjes tende …”
Nuk e kuptova pse tererisht, por salla shpertheu ne duartrokitje te paimagjinueshme a thua se Solana dha celesin per jetegjatesine e perjeshtme. Ne menyre komplet te pavullnetshme duartrokita dhe une dhe ngrita doren e pershendeta Solanen i cili vazhdonte te me shikonte. Ai ma ktheu pershendetjen. Ashtu, me ciltersine e nje diplomati “per t’u pire ne kupe”.
Sigurisht, ka te pakten dy menyra per te interpretuar ate qe tha Solana. E para menyre eshte te interpretuarit e pergjigjes se tij si “pergjigjja e pritshme” duke hamendesuar qe pyetja behet nga nje person qe del nga gjiri i nje populli te zhuritur per te qene pjese e Evropes. Me fjale te tjera, pergjigjja e tij do te ishte ne kete rast nje “pergjigje sa per te bere qejfin”. Mundesia e dyte, ne mungese te evidences per mundesine e pare, eshte qe Solana te kete thene dicka reale, pa doreza e pa dashur ti beje qejfin askujt (ndoshta paksa vetem vetes se tij – kushedi se c’vere ka bere plane te pije buze vreshtave shqiptare). Atehere, le t’i shohim keto dy mundesi nje e nga nje.
Mundesia e pare eshte pak e veshtire per t’u mbrojtur duke marre parasysh teresine e fjalimit dhe permbajtjes se pergjigjeve qe ai u dha disa prej pyetjeve qe iu drejtuan. Solana te linte pershytpjen e nje njeriu qe fliste ate cka i vinte ne koke pa iu dredhur qerkipu e pa iu prishur qejfi. Madje dhe me doza humori dukshem evropian. Kjo ishte shume e qarte kur i beri thirrje SHBA qe te hapin veshet mire, kur tha qe do te donte qe ceshtja e Qipros se Veriut te ishte ceshtja e pare qe te zgjidhej, apo kur u perplasi ne fytyre nje ukrainasi dhe nje gjeorgjianeje qe as qe e imagjonte dot qe Ukraina dhe Gjeorgjia ne gjendjen e tanishme te jene pjese e BE ne te ardhmen e aferme. E mandej, kur e perseriti disa here se nese SHBA nuk fillon te marri masa per ngrohjen globale, as qe te mos na shkoje mendja se Kina dhe India do ta vene ujin ne zjarr. Apo kur tha, madje me humor, qe Boshnjaket kane marre ndihme qeverisjeje plot, por vetem ‘i zoti e nxjerr gomarin nga balta’ … E keshtu me radhe. Duke marre parasysh teresine e karakterin e prezantimit te tij, Solana, mendoj, tha ate cka beson te vertete per Shqiperine per momentin: Qe Shqiperia nuk eshte edhe aq larg sa thuhet nga nje anetaresim ne BE dhe qe i ka gjasat shume here me te larta per nje gje te tille se disa shtete te tjera. Vetem kaq.
Te gjitha keto i mendova sa s’isha larguar nga salla akoma. Sikurse Evropa ne Bote, Shqiperia ne BE. Gjyshja ime prapeseprape s’ka per ta besuar. Por koha ka ardhur per te kultivuar Besim. Durim. Empati. Integritet. Krijimtari. Dhe mbi te gjitha, Politike te Mire. Por pa harruar pak vere nga vreshtat tona.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento