Kundër Fatmir Mediut në qeveri!
Nga Andrea Stefani, Ardian Klosi, Blendi Kajsiu, Fatos Lubonja, Henri Çili, Mustafa Nano, etj ....
Peticion i hapur
Ne, një grup gazetarësh dhe analistësh të medias, shohim me shqetësim qytetar mundësinë e përfshirjes së ish-ministrit të Mbrojtjes dhe kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në kabinetin e ri Berisha. Siç është e mirënjohur për publikun e gjerë, zoti Mediu është në një proces gjyqësor lidhur me tragjedinë e Gërdecit, e cila mori 26 jetë të pafajshme njerëzish dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, pa llogaritur këtu shkatërrimet materiale. Drejtësia shqiptare po heton dhe gjykon mbi përgjegjësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes.
Edhe pse në demokraci parimi i prezumimit të pafajësisë është e drejtë e çdo qytetari, përfshi këtu kjo dhe për zotin Mediu, duke gjykuar natyrën thellësisht politike të institucionit të qeverisë së të gjithë shqiptarëve, ne gjykojmë që prania në kabinetin Berisha e zotit Mediu paraqet një problem të rëndë moral dhe politik.
Deri në përfundim të procesit gjyqësor, që po heton mbi përgjegjësinë e zotit Mediu në tragjedinë e Gërdecit dhe zyrtarëve të tjerë, ne gjykojmë se qëndrimi i tij jashtë kabinetit ministror është minimumi i mundshëm që shoqëria shqiptare të jetë e qetë se kemi të bëjmë me një qeveri të përgjegjshme dhe me një sens normal moraliteti.
Duke mbajtur jashtë kabinetit zotin Mediu, përtej përfaqësimit të tij politik apo mandatit që i ka dhënë partia e vet për ta përfaqësuar në qeveri, kryeministri, Sali Berisha, do të demonstronte një përgjegjësi politike dhe publike kundrejt kësaj ngjarjeje, në përputhje me angazhimet që ai ka marrë publikisht për t’i shkuar kësaj tragjedie deri në fund lidhur me përgjegjësitë e gjithsecilit, kushdo qofshin ata.
* Ky peticion është i hapur për nënshkrime të tjera
back 08.09.2009
mercoledì 9 settembre 2009
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento