venerdì 10 luglio 2009

qy fjale ne 100 vjetorin e lindjes se poetit te madh grekJANI RICOS

Në një rast të veçantë përvjetori, siç është 100 vjetori i lindjes, nuk është e përshtatshme të bëjmë analiza të veprës. Përsa i përket Ricosit tim, dëshiroj të nxjerr në pah vetëm një fakt: muza e tij duket sikur ka një nevojë organike të përballet; thënë më hapur, mekanizmin poetik të Ricosit e vë në lëvizje mirëfilli armiku. Është me dobi ndoshta këtu të bëjmë dallimin midis kundërshtarit dhe armikut. Në poezinë e Ricosit, aq sa kam lexuar, nuk e dalloj kundërshtarin. Me kundërshtarin presupozohet edhe mundësia e kompromisit. Me armikun jo. Ricosi synon as më shumë e as më pak, por asgjësimin e armikut të vet, gjë që e çon përfytyrimin e tij në ekstrem dhe i jep gjuhës së tij një tension të lartë e të vazhdueshëm. Por “armiku” i Ricosit nuk është gjithë jetën i njëjti, edhe pse ky armik është gjithnjë i pranishëm, ç’ka e ruan të paprekur deri në fund skemën e duelit për jetë a vdekje në këtë poezi. Me një ndarje fare aproksimative, do të thosha se deri në moshën pesëdhjetë vjeçare, armiku i Ricosit është shteti, i diabolizuar ky fund e krye në një aparat represiv, i kudogjendshëm dhe që ekziston vetëm për të shkatërruar çdo gjë të mirë në jetën njerëzore. Kjo përkon me periudhën kur ai ishte komunist aktiv, revolucionar i organizuar dhe i disiplinuar me të gjitha energjitë e veta për të sjellë në vendin e tij atë, që komunistët e quanin “rendi i ri” e që ne shqiptarët, edhe më qartë se të tjerët, e dimë se çdo të kishte qënë. Ricosi nuk dorëzohet përballë këtij armiku, pavarësisht çmimit të shtrenjtë që paguan, deri edhe me burg e me internime. Fondi më i madh i llojit të kësaj poezie në botë sot është zhvlerësuar tërësisht, për arsyet që dihen. Ricosi bën në një masë të madhe përjashtim. Dhe kjo ka shpjegimin e vet: Në thellësi, shpirti i poetit tek ai është më i fuqishëm se shpirti i militantit revolucionar. Rrjedhimisht, ai u shpreh si një poet revolucioanr, pa u bërë tribun i revolucionit, që do të thotë se materie e poezisë së tij më përfaqësuese u bë ëndrra e revolucionit dhe jo ideologjia revolucionare. Në njëzet vjetët që pasuan, armiku i Ricosit ndërroi identitet. Ky armik nuk ishte më i mishëruar me shtetin. Armiku, me të cilin poeti nuk mund të pajtohet, mishërohet pak nga pak tashmë te dhuna në përgjithësi, që do të thotë: pushteti i ushtruar në mënyrë abuzive, në çdo formë qoftë ai, si pushtet politik apo pushtet i parasë, por që i jep të drejtë vetes ta poshtëroje njeriun si individ. Jo se Ricosi bëhet pacifist. Të paktën në leximet e mia unë nuk kam vënë re tek ai shfaqje pacifizmi, i tillë siç ishte pacifizmi i përhapur në Europën e viteve gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. Ama, kam nënvizuar rritjen tek ai të frymës humaniste, gjë që e shndërron në fakt përkatësinë e tij politikisht komuniste thjesht në rutinë. Shenja të humanizmit ne i marrim edhe në poezinë e tij të mëparshme. Me kalimin e kohës ato përhapen e bëhen mbisunduese në vepër, çka edhe antikonformizmin e njohur të poetit e bën më filozofik, por jo më të butë. Armiku është gjithnjë aty, përballë dhe, sipas gjykimit të Ricosit, nuk meriton fat tjetër veç asgjësimit
B. MUSTAFAJ

Nessun commento: