Më lejoni që t’ju them disa fjalë votuesve shqiptarë, që do të marrin pjesë në votimet e 28 qershorit. Unë i kërkoj të gjithë votuesve që të ushtrojnë të drejtën më të çmuar civile, të drejtën për të votuar dhe ju them atyre: mos kini frikë të votoni! E thënë sinqerisht, të gjithë e dimë, që zgjedhjet në të kaluarën në Shqipëri nuk i kanë përmbushur standardet ndërkombëtare. Si anëtare e re e NATO-s, Shqipëria në këto zgjedhje duhet t’i plotësojë këto standarde. Praktikat manipuluese të së shkuarës nuk duhet të përsëriten më”, deklaroi Uidhers. Ambasadori amerikan theksoi se “ju e kuptoni që zgjedhjet që nuk përmbushin standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mund të pengojnë perspektivën Euro-Atlantike të Shqipërisë.
Praktikat manipuluese sipas Uidhers
Nëse dikush ju kërkon që të blejë votën tuaj
Nëse dikush ju bën presion që të votoni në një mënyrë të caktuar
Nëse dikush përpiqet t’ju frikësojë duke ju kërcënuar me vendin e punës apo mirëqenien e familjes tuaj,
Nëse dikush ju kërkon që ju të fotografoni fletën e votimit që ai ta dijë se si ju votuat
Nëse dikush përpiqet që të ndryshojë një pasaportë apo të shpërndajë karta të falsifikuara që të votojë shumë herë
Nëse policia apo zyrtar tjetër shfaq anshmëri në çfarëdolloj mënyrë
Nëse dikush përpiqet që të verë dorë mbi kutitë e votimit apo të prekë procesin e numërimit
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento