giovedì 11 giugno 2009

g99 nje OPTIK E RE E POLITIKES

Veliaj në Tropojë: Jo bastione të vjetra
» Vendosur: 09/06/2009 - 07:49
• Tropoja ka qenë ndalesa e radhës për G99. Drejtuesit e saj kanë çelur kështu fushatën me të rinjtë e Tropojës, ndërsa kanë premtuar për të bashkëpunuar duke siguruar bashkim dhe jo ndarje. “Nuk ka qenë një fushatë për t’u ndarë më shumë se ç’jemi ndarë, nuk ka qenë një fushatë për të theksuar se kush është i majtë, nuk ka qenë një fushatë për të theksuar se kush është i veriut dhe kush është i jugut, përkundrazi ka qenë një fushatë për t’i bashkuar njerëzit”, theksoi Veliaj në fjalën e tij. Ai u shpreh se, “tashmë ekzistojnë vetëm bastione të të rinjve dhe se të rinjtë do t’ia dalin të ndryshojnë këtë vend në 28 qershor. Këtë gjë ai e ka konstatuar në çdo cep të Shqipërisë, ku G99 po zhvillon fushatën e saj, që nga Lazarati e deri në Tropojë.

Nessun commento: