mercoledì 27 maggio 2009

violinisti fenomenal papadhrami ne shqiperi...

E mendoni ndonjëherë të ktheheni në Shqipëri përgjithmonë?
Nuk e mendoj një gjë të tillë, sepse do të ishte hipokrizi. Kam ikur shumë i ri. Kur u larguam dhe kërkuam azil politik, kur na quajtën “armiq të popullit” dhe nuk menduam se do ktheheshim më, se komunizmi do binte, kam vuajtur shumë. Pata dhimbje, pata nostalgji, pastaj kalova në një moment tjetër. Ndoshta është një lloj anestezie për të mbrojtur veten, por tanimë nuk e kam më atë nostalgji. Kam kënaqësinë të flas shqip, të dëgjoj për artistët shqiptarë, të shoh që gjërat ecin, por nuk kam ndonjë lidhje shpirtërore. Dhe nuk kam lidhje shpirtërore me asnjë vend tjetër. Për mua ka rëndësi vendi më praktik dhe më i qetë. Ndaj jam larguar edhe nga Parisi, ku kam jetuar për vite dhe jam vendosur në Gjenevë. Jam shumë i lidhur me natyrën, nuk më pëlqejnë shumë zhurmat. Këto janë gjërat kryesore për mua.
Alma Mile/ Panorama Jo vetëm muzikë, por edhe letërsi, edhe kinema... Jeta e Tedi Papavramit është një udhëtim i pandërprerë, nga njëra skenë në tjetrën, por edhe nga njëra sprovë në tjetrën. Mes një stine të ngjeshur koncertore, ditën e shtunë violinisti jep një koncert në Tiranë. Është një udhëtim muzikor nëpër Evropë, të cilin e sjell i shoqëruar nga Orkestra e TKOB-it. Edhe pse vetëm për pak kohë në Tiranë, Papavrami gjen kohë për të treguar për koncertin, për angazhimin e tij në kinema, për pjesët “erotike” në filmin “Kronikë provinciale”, që sapo u shfaq në ekranin e madh, por edhe për përkthimin. Sapo ka përfunduar “Darkën e fundit” të Ismail Kadaresë dhe tani ka në duar një roman të ri të shkrimtarit, që vendoset në vitet e diktaturës komuniste.

Nessun commento: