Rekomandime
Dallimi në mes të të drejtave të garantuara për serbët që jetojnë në veri të Kosovës (që përfshinë edhe lidhjet e tyre me institucionet në Serbi) dhe mohimit të të drejtave njerëzore dhe qytetare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës (duke përfshirë casjen në institucione në Kosovë dhe Shqipëri) është tmerrësisht jofer, shkelë standardet ndërkombëtare dhe është krejtësisht i paqëndrueshëm. Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë qëndrim publik në përkrahje të të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe të insistojë që Beogradi të përfundojë abuzimet e tij nëse dëshiron pranim në Bashkimin Evropian.
Ka patur përgjigje jo të bollëshme nga ana e komunitetit ndërkombëtar në lidhje me arrestimet ilegale të dhjetë shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe torturen e ushtruar mbi ta. Edhe SHBA-të thuajse u gjendën në positë të palakmueshme për të reaguar, pasi që ishin në mes të transferimit të pushtetit nga Bushi tek Obama. Ky tranzicion pushteti zyrtarisht ka mbaruar, dhe për shkak të rrezikut që paraqet situata në Luginë të Preshevës ndaj stabilitetit rajonal, duhen ndërmarrë veprime të menjëherëshme për të hulumtuar bazën e këtyre arrestimeve, për të dënuar publikisht torturën e këtyre të burgosurve shqiptarë, dhe për të kërkuar lirimin e tyre. Këshilli i Evropës duhet gjithashtu të paraqesë një resolute në emër të të burgosurve dhe organizatat e të të drejtave të njeriut në rajon dhe anekënd botës duhet t’i bashkangjiten kësaj nisme.
Pasi që shqiptarët e burgosur mund të mbahen në burg para gjykimit deri në gjashtë muaj sipas ligjit serb (masa fillestare e paraburgimit për 30 ditë tani është vazhduar edhe për dy muaj) dhe mandej deri në tetëmbëdhjetë muaj apo dy vite gjatë gjykimit, përpjekje të menjëherëshme diplomatike duhet ndërmarrë për të parandaluar këtë. Serbisë duhet t’i kërkohet të paraqesë evidencë dhe dëshmi për aktivitetin e tyre kriminal apo të anulojë akuzën.
Amnestia që i ishte dhënë ish-anëtarëve të UCPMB-së sipas Marrëveshjes së Konculit, së bashku edhe me nenet tjera të kësaj marrëveshje, duhet të respektohet në plotëni.
Partitë politike shqiptare dhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, duke cituar politizimin e vazhdueshëm të judikaturës serbe, kanë bërë thirrje për një mision ndërkombëtar monitorues për të përcjellur statusin e të dhjetë të burgosurve. Përveq përmbushjes së kësaj kërkese, një raportues special për të drejta të pakicave duhet emëruar për të hulumtuar këto arrestime dhe statusin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke përfshirë edhe përpjekjet serbe për të parandaluar kthimin e mijëra shqiptarëve që ishin detyruar të largoheshin për në Kosovë gjatë luftës së Kosovës dhe gjatë konfliktit të vitit 2001 si pjesë e një fushate për të spastruar etnikisht dhe heshturazi Preshevën, Medvegjën, dhe Bujanovcin nga shqiptarët.
Partitë politike shqiptare në Luginë të Preshevës duhet të thërrasin një takim me Presidentin Boris Tadiq dhe ambasadorët e vendeve Kuintit (BE-së, SHBA-ve, Japonisë, Australisë, dhe Kanadasë) për të zgjidhur konfliktin.
Lidershipi i Luginës së Preshevës duhet të refuzojë kryerjen e detyrave të tyre në kuadër të qeverisjes lokale gjerësa një proces serioz i ndërmjetësimit, që përfshinë shqiptarët, serbët, dhe ndërkombëtarët të fillojë.
28 Janar 2009Shirley Cloyes DioGuardi është Këshilltare për Cështje të Ballkanit pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Ky artikull është botuar për herë të parë në gazetën Shqiptarto-Amerikane Illyria.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento