Zv.Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, ka uruar në Washington, në emër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Presidentin e SHBA-ve, Obama, dhe zv. Presidentin Biden.
"SHBA tregoi edhe një herë se mbetet vendi kampion i lirive, besimeve dhe mundësive të mëdha, vendi ku të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe gjithçka është e mundshme të arrihet, pasi shoqëria amerikane është një shoqëri e hapur dhe demokratike, një shoqëri e emancipuar dhe pa paragjykime", shprehet në urimin e tij z. Biberaj.
Ai thekson se "Ceremonia madhështore e betimit të Presidentit Obama dhe zv. Presidentit Biden ka hapur një epokë të re në historinë amerikane, një epokë që përbën një pasurim dhe konsolidim të mëtejshëm të demokracisë amerikane, duke e shndërruar atë në një model botëror që mund të shërbejë për shumë vende, sidomos për demokracitë e reja dhe vendet në tranzicion".
Duke konsideruar dyshen Obama-Biden si garancinë më të mirë për kapërcimin e sfidave të shumta që ka sot SHBA, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm, z. Biberaj shpreh bindjen se marrwdhëniet SHBA-Europë do të njohin përmirësime, zhvillime dhe zgjerime te mëtejshme, pasi ky është edhe interesi i përbashkët i SHBA-së dhe Europës.
Z. Biberaj ndodhet në Washington, bashkë me deputetë europianë, anëtarë të Asamblesë Parlamentare të KE-së, dhe gjatë ditës së djeshme morën pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të SHBA-së, Barack Obama, dhe zv. Presidentit Joe Biden.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento