domenica 18 gennaio 2009

astrit lulushi..STATUTI I KOMBIT SHQIPTARE SOT 2007..sa aktuale..koha ka ndalur per ne shqiptaret...?!

një Shqipëri kombëtarisht të cunguar;
një Kosovë, pa status të përkufizuar dhe një pjesë të saj përfundimisht të paçliruar;
një Kosovë Lindore, nga të huajt të sunduar;
një entitet shqiptar në Maqedoni, të pabashkuar;
një komunitet shqiptar në Mal të Zi, kombëtarisht të paemancipuar;
një Çamëri, pothuajse të harruar;
shqiptarët në Turqi, gati të asimiluar;
një mërgatë shqiptare, partiakisht gati të shpartalluar;
një diplomaci shqiptare, ende të paunifikuar;
një politikë kombëtare, ende të paformësuar.
Thelbi i fjalës sime nuk është shprehja e skepticizmit ose mbjellja e mosbesimit për të ardhmen e shqiptarëve, sepse po të thuhej fjala e fundit, e para, në të ardhmen më të afërt ose më të largët, Ballkanin do ta dominojnë shqiptarët, por mobilizimi për ti bërë realitet objektivat tona, për t’i shfrytëzuar rrethanat e kohës në të cilën po vendoset për fatet e popujve.

Nessun commento: