venerdì 21 novembre 2008

z.BIBERAJ NE UKRAINE...

Zv. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, është nisur sot për në Kiev (Ukrainë), ku do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar, dedikuar 75-vjetorit të Holodomor (vdekjet masive të urisë) të viteve 1932-1933 në Ukrainë.
Forumi orgaizohet nën kujdesin e Presidentit të Ukrainës, z. Viktor Yushenko.
Në këtë Forum Ndërkombëtar pritet të marrin pjesë kryetarë shtetesh, përfaqësues të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, politikanë nga vende të ndryshme, historianë, akademikë, si dhe përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Nga Këshilli i Europës, përveç z. Biberaj, në këtë Forum do të marrë pjesë edhe Presidenti i Komisionit Politik të Këshillit të Europës, deputeti suedez Goran Lindblad, i cili është edhe hartuesi i rezolutës "Për domosdoshmërinë e dënimit ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste".
Gjatë qëndrimit në Ukrainë, z. Biberaj parashikohet të zhvillojë dhe një sërë takimesh të rëndësishme me pjesëmarrës në Forum.
Z. Biberaj është mandatuar nga Komisioni Politik i Këshillit të Europës për të investiguar krimet e regjimit totalitar të Stalinit në fillim të viteve '30 në Ukrainë, si dhe në ish-republikat e tjera sovjetike.


Zyra e Shtypit dhe Informacionit

Nessun commento: