mercoledì 5 novembre 2008

BIBERAJ PERSHENDET FITOREN E OBAMAIT PER PRESIDENT NE NJU JORK..

Zv.Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Aleksandër Biberaj, ka përshëndetur sot nga New York-u (SHBA) fitoren e Senatorit të Ilinoisit për President të SHBA-ve, Barack Obama.
Zoti Biberaj vlerëson me nota maksimale fushatën elektorale, të zhvilluar që prej 21 muajsh në SHBA, sidomos procesin zgjedhor, të mbajtur dje, ku pjesëmarrja e qytetarëve amerikanë ishte e jashtëzakonshme. "SHBA tregoi edhe një herë se mbetet një shoqëri tepër demokratike dhe më se e emancipuar", shprehet zoti Biberaj.
Zoti Biberaj konsideron se "fitorja e dyshes Obama-Biden përbën një garanci të mëtejshme për rolin pozitiv të politikës së jashme amerikane në nivel global, sidomos ndaj Europës dhe Ballkanit, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe integrimin e vendeve të Ballkanit në strukturat Altlantike".
"Me fitoren e djeshme, Barack Obama shënoi një faqe të re në historinë amerikane, pasi, duke e pasuruar dhe konsoliduar edhe më tej demokracinë amerikane, po e shndërron atë në një model, që mund të shërbejë për shumë vende, sidomos për ato në tranzicion, apo për demokracitë e reja", thotë ai.
Zoti Biberaj ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA në krye të një delegacioni të KE-së. Gjatë ditës së djeshme, delegacioni i KE-së vëzhgoi nga afër zgjedhjet në New York.

Nessun commento: