mercoledì 1 ottobre 2008

z.BIBERAJ per KOSOVEN ...

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Delegacioni Parlamentar Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE-së
Kryetari

NJOFTIM PËR SHTYP

Strasburg, 1/10/2008

Kryetari i Delegacionit Parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, njëkohësisht zv.President i kësaj Asambleje, deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj, ka theksuar, ka marrë pjesë në punimet e Sesionit të Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që po zhvillon punimet në Strasburg (29 shtator-3 tetor).
I pranishëm në debatin mbi sigurinë në Europë, si dhe situatën e krijuar Rusi-Gjeorgji, zoti Biberaj theksoi se nuk ka asnjë ngjashmëri ndërmjet Kosovës dhe Osetisë së Jugut. "Kosova u bë e pavarur pas 9 vjet negociatash dhe pas 9 vjet administrimi nga Kombet e Bashkuara", u shpreh zoti Biberaj.
Në këtë drejtim, ai përmendi faktin se NATO ndërhyri në Kosovë në vitin 1999, pas genocidit dhe spastrimit etnik të kryer nga ushtria serbe ndaj kosovarëve. Kjo, sipas tij, ishte ndërhyrje ndërkombëtare në emër të parimeve demokratike dhe të vlerave njerëzore, ndërkohë që ushtria ruse ka okupuar nje pjesë të territorit të një vendi tjetër sovran.
"Kosova deri tani është njohur nga 46 vende, shumica e të cilave janë vende anëtare të BE-së dhe KE-së, ndërkohë që Osetia e Jugur, ndonëse kishte shpallur pavarësinë që në vitin 1991 është njohur tani vetëm nga Rusia dhe Nikaragua", nënvizoi zoti Biberaj.
Në përfundim, zoti Biberaj u bëri thirrje kolegëve europianë për të marrë përgjegjësitë, si dhe për të vepruar në mënyrë urgjente, me qëllim arritjen e paqes në këtë rajon, si dhe kthimin e normalitetit.

Zyra e Shtypit dhe Informacionit

Nessun commento: