giovedì 9 ottobre 2008

Rusia e “vogël” ka frikë nga Shqipëria e madhe !‏

Nga Çobo SKËNDERI -
"Pushtues të shumtë kanë kaluar mbi kombin shqiptar, por pa lënë askund gjurmë, si uji që kalon mbi shpinën e rosës" - Mis Durhan
Bota e qytetëruar aktualisht ndodhet në një ngërç të madh prej kundërshtimit e këndvështrimit egërsor e agresor të Kremlinit të sotëm ndaj Ukrahinës, Estonisë, Moldavisë, Gjeorgjisë, Shqipërisë e në veçanti ndaj Statusit të Kosovës.
Me këtë ripozicion makabër shoku Putin dëshmon vijmësinë e besnikërinë e tij ndaj gjyshit, i cili për shumë vite ishte guzhinjer personal i Leninit dhe Stalinit. Pra, ai jeton me përrallat e asaj kohe kolerë dhe përpiqet me ngulm, çdo ditë e çdo orë dhe me çdo mjet e mënyrë për të rikthyer në Rusi atë sistem kanceroz. Është kjo arsyeja, që nuk punon për të shtuar e shumuar mirëqenien e atij populli të talentuar e fatkeq dhe të leqendisur nga diktatura çnjerëzore, por s'lë gur pa lëvizur për t'i treguar botës dhëmbët e krimbur dhe shtuar armiqtë dhe varfërinë e vendit të vet.
Me që shoku në fjalë është në fund të mandatit gjasme si President, me rrugë staliniste ëndërron të bëhet e të ngelet në historinë e atij vendi, jo si i Ivani i Tmerrshëm, mbasi s'ka djalë për ta vrarë, por si i Tmerrshmi Vladimir, që ha e shqyen shokët e miqtë, kudo ku ndodhen. Dhe hapat në këtë drejtim, ka kohë që i ka hedhur, që kur ishte student në KGB. Për këtë dëshirë të marrëzishme flasin postet e shumta që pati në tre-katër vitet e fundit të shekullit të XX, gjatë kohës Jelsijane dhe në veçanti kur e uzurpoi atë fron aq të lakmuar nga politikanët diktator, dhe aq të mallkuar nga populli rus. Ai me metodat komunistofashiste ka eliminuar të gjithë kundërshtarët politik dhe ata, që i janë kundërvënë në masmedia. Për këtë flasin vrasjet e shumta të ngelura engmatike dhe në veçanti ajo e gazetares së shquar Politkovsakaja, burgosja disa ditore eopozitarit Kazparov si dhe helmimi me polium të ish oficerit të KGB në Angli.
Thoni po deshët se i Tmerrshmi Vladimir nukimiton Stalinin. Josifi vrau Trockin në Meksikë, ndërsa Putini ish kolegon e vet në Angli.
Cari i ri i Kremlinit apo i Tmerrshmi Vladimir, këto vitet e fundit është bërë strehë, mbështetës e furnizues kryesor i tërë kundërshtarëve e armiqve të SHBA. Gëzohet e ngazëllehet prej bilancit qesharak kur pret e përcjell kuqalashët e shpëlarë,hipokritët e luftënxitësit. Është i vetmi, që lidh miqësi e aleanca me anti – SHBA. Pra me Kubën, Korenë e Veriut, Iranin,Venezuelën, Serbinë, e pse jo dhe me Bin Landenin. Harron mjerani se pa Amerikën pas Luftës së Dytë Botërore, ai, dhe ata, që mendojnë si ai, do të ishin skllevër të nazizmit.
Ky mosmirënjohës është turpi i Rusisë, për shekullin që lamë pas dhe për këtë që po ecim.Kremlini për fat të keq ka qenë dhe vijon të jetë djepi i krimit kombëtar e ndërkombëtar. Atje janë shkruar dhe janë vulosur vendime, për eliminimin fizik të atyre që mendojnë ndryshe. Atje, dhe bash atje, pranë Sheshit të gjakt, apo të Kuq, janë hartuar rezoluta vrastare, të cilat janë firmosur me zell nga bijtë e atij djepi demon në konferenca e kongrese ndërkombëtare për zhdukjen e fshirjen nga harta të kombit shqiptar. Si duket prej kohësh ka ekzistuar sindromi, që sot prej rasputinistëve përsëritet si refren kënge: "Rusia e "vogël" ka frikë nga Shqipëria e madhe"!!! Ishin Carët dhe gjeneral sekretarët rus, ata që ndikuan dukshëm në masakrimin e kombit Pellazgo-Iliro-Shqiptar duke e ndarë në gjashtë pjesë e dhuruar batakçinjve të gadishullit.I Tmerrshmi Vladimir e quan padrejtësinë më të madhe të 21 shekujve të historisë së njerëzimit në mos më tepër, dhënien e statusit Kosovës. E quan krim, ndëshkim e gjenocid që i bëhet Serbisë, shkëputja e Kosovës me mbi 95 përqind tëpopullsisë shqiptare dhe që nuk e lidh asgjë me atë komb. Gjoja i dhimbset minoraca serbë, e cila jeton në Kosovë, kur shqiptarët deklarojnë botërisht se atë pakicë do ta trajtojnë si të barabartë me veten e tyre, pavarësisht se ata më 1998-1999nuk u ngritën kundër Millosheviçit, i cili një milionë shqiptar i përvëloi e i dëboi nga trojet e veta etnike. I masakroi e i përgojoi,i vrau e i shau më keq se nazistët hebrejt. Disa mijërave u fshehu varret. Dhe në atë kohë, kur lotët e nënave kosovare rridhnin si ata të nënave ruse pas betejës së Kurskut, Kremlini në vend të hapte dyert e zemrën siç bënë shumica e vendeve të botës, rregullonte vilat për xhelatët dhe vandalët e Sllobodanit dhe të familjes së tij. Madje, dërgonte në Kosovën e gjakosur jo bukë a ilaçe, por trupa ushtarake të ashtuquajtur "vullnetarë rus" me armë moderne për zhdukur një pjesë të kombitmë të lashtë të Ballkanit. Putinistët ulërimën për përmbysjen e Millosheviçit e nisën që në Rambuje, por kujën e vunë më 24 mars të 1999 kur NATO filloi bombardimet ndaj bazave ushtarake serbe në Kosovë e më pas në Serbi. Vullnetarët rus shkuan në ndihmë të barbarëve modernë të fundshekullit të XX, jo për të mbrojtur gjakun e shprishur sllav, por për të treguar se janë bij të carëve kriminelë dhe të terroristëve të kuq bolshevik.
Janë ata, që ndërtuan me qindra e mijëra "Gulagë" dhe Rusinë e lanë në bisht tëbotës.Bash këto ditë që çështja e statusit të Kosovës do të shpallet, i Tmerrshmi Vladimir, paturpësisht priti në Moskë krerët eSerbisë duke u premtuar e i siguruar mbështetje të mëtejshme. Me siguri në kulisat e Kremlinit do të ketë dekoruar kryeministrin Koshtunica pasi ai ka luftuar me armë në dorë kundër fëmijëve, grave e pleqve të kosovës. Ka vrarë e ka pirë gjak, një lloj si Shesheli e Arkani dhe vullnetarët rus. Nuk përjashtohet mundësia që krerëve të Serbisë në pritjen që u shtroitë premten më 25 janar në Kremlin, t'u ketë premtuar strehim politik edhe për dy kryekriminelët e viteve nëntëdhjetë, siç janëKaraxhiçi e Mlladiçi, që i kërkon gjykata ndërkombëtare e Hagës. Moska e ka për traditë strehimin e kriminelëve dhe vrasësvetë lirisë e demokracisë. Dje ishin Toliati e Torezi me kompani, ndërsa sot bilandenistët e të gjitha kallëpeve.Me këtë qëndrim absurd kreu i sotëm i Kremlinit dëshmon jo vetëm mallo obrazovanie (mangësi intelektuale) te theksuara, por dhe një mendje madhësi si ajo e gjelit kur hipën mbi pleh.
Ai në një koferencë shtypi paradokohësh deklaroi: "Çfarë i duhet SHBA dhe BE, që kërkojnë të krijojnë një shtet mysliman në qëndër të Europës siç është Kosova"!
Populli ynëthotë: injoranca apo mediokriteti nuk kanë brirë.
I tmerrshmi Vladimir, me këtë pohim: "Shtet mysliman në qendër të Evropës",i ka ngulur Rusisë një thikë passhpine, sepse ka mbi dyzetë milionë myslimanë në Federatën Ruse. Mbase me atë pohim fëminor deshi të përligjte veton ruse kundër statusit të Kosovës, por i ndodhi si atij, që deshi të vinte vetulla dhe nxori sytë.
Shakatari i Moskës, siç shprehen rusët në raste të ngjashme "ngatërron atë sendin…me gishtin". Dhe këtë deklaratë e ka bërëpara se të shkonte në Teheran për të dëshmuar e forcuar solidaritetin e mbështetjen e tij personale për prodhimin e armës atomike të Iranit, të kundërshtuar gati nga mbarë bota e qytetëruar. Me atë vizitë rrufe në Persi, duket se kërkon të ringjall"Paktin Ribentrop-Molotov" të 23 gushtit të 1939 në Moskë. Ku u firmos marrëveshja e fshetë midis Gjermanisë naziste ehttp://www.sot.com.al/ - Gazeta SOT Online Powered by Mambo Generated: 9 October, 2008, 18:09BRSS komunste. Dhe u morën këto vendime: "Hitleri e Stalini do të ndanin mes tyre Poloninë. Dhe BRSS do t`i jepej e drejta të aneksonte Besarabinë, Bukovinën veriore,Republikat Priballtike, madje edhe Filandën. Ndërsa Gjermanisë Stalini i njihte të drejtën për të pushtuar mbarë Evropën perëndimore". Dhe në darkën e shtruar nga qeveria e BRSS për nder të asaj marrëveshjeje xhelatësh, poshtëruese e kriminale, Stalini ngriti gotën duke thënë: "Unë e di, se sa shumë e do populli gjerman udhëheqësin e tij. Prandaj dëshiroj ta ngremë e ta pimë këtë gotë për shëndetine tij", pra për Hitlerin! Kjo gjëmë, ka ndodhur më 23 gusht të 1939 në Moskë. (Revista Socialnijum f-94 viti 1999). Dhe pas asaj gote Stalini me politbyronë, që ishte prezent në atë darkë makabër, pinë gjakun e rreth dyzetë milionë sovjetikëve, qëranë në betejat e shumta që u zhvilluan nga Hitleri.
I Tmerrshmi Vladimir, duhet ta dijë se historia përsëritet, nëse harron tëkaluarën dhe miqtë e aleatët e vërtet. Ajo nga komedi mund të kthehet në tragjedi.Këtë herë Evropa e bota o i Tmerrshmi Vladimir, duke i dhënë mëvetësinë Kosovës, po vënë në vend paksa padrejtësinë më kriminale që i ishte bërë Shqipërisë duke e copëzuar padrejtësisht. Ai çast, pavarësisht vetos tuaj e mos njohjes së saj prej shtetit të sotëm mikro sovjetik, që ju drejtoni, është aq afër sa mëngjesi i ditës së nesërme. Ju me këtë qëndrim të mbrapsht mendoni se rusët ende flenë! Mundet, por kur të zgjohen ku do të shkoni apo fluturoni për t'u strehuar në Mauzoleun eMillosheviçit apo në bunkerin e Koshtunicës.
Një intelektual i shquar ka thënë: "Për cilindo njeri, do të vijë koha e dita që tëmallkojnë e ndëshkojnë atë që mbjell urrejtje e luftë midis kombeve e popujve.

Nessun commento: