I nderuar Zoti President Topi,
E nderuara Zonja e Parë Teuta,
Mirë se na erdhët në Bostonin shekullor, në kryeqytetin e emigrantëve shqiptarë.
Jam e gëzuar t’ju pres me një degë të lules Barbarosë (Idërsha), e cila ka një histori të gjatë këtu në diasporën e Bostonit. Këtë lule e ka sjellë nga Kosova e Përmetit një nuse e re emigrante shqiptare, Aretia, kur u martua në vitin 1911 me një emigrant përmetar. Aretia e pruri të mbjellë në një vazo dhe barbarosa iu përshtat shumë mirë klimës së Nju-Inglandit.
Gratë përmetare e përdorin Idërshanë për t’u dhënë aromë të mirë likove të tyre te famshme, traditë e cila u ndoq edhe në Amerikë. Qysh prej vitit 1911 barbarosa lulëzonte nën kujdesin e Aretisë e vite më vonë nën kujdesin e vajzës së saj Sofisë. Sofia, mikja ime 87-vjeçare, kujtonte gjithnjë se, sa herë shkonin me familjen në kishën e Shën Gjergjit, i shpinin Fan Nolit një degëzë barbarosë. Ai i falënderonte dhe e vendoste lulen në altar…
Në vitin 2003, para se të sëmurej e të vdiste Sofia ma dhuroi mua vazon me lulen e shtrenjtë të barbarosës, duke ma lënë amanet të kujdesem për të.Kjo lule historike është simbol i vazhdimësisë së grupit etnik të shqiptarëve në komunitetin e Bostonit, është simbol i dashurisë dhe zemërdhembshurisë së shqiptaro-amerikanëve për vendlindjen e paharruar.
Me respekt
,ROZI THEOHARI
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento