domenica 26 ottobre 2008

ne prag te 100 VJETORIT TE KONGRESIT TE MANASTIRIT

JUBILEU/
Nё prag tё shёnimit tё 100 -vjetorit tё Kongresit tё Alfabetit tё Manastirit Rinovohet pllaka përkujtimore në ndërtesën e Manastirit Pёr kёtё arsye, nё Manastir qëndroi zёvendёskryeministri i Qeverisё sё Maqedonisё, Adbulaqim Ademi, i cili gjithashtu ёshtё edhe Kryetar i Kёshillit pёr shёnimin e kёtij jubileu. Ai pohoi se shёnimi do tё fillojё nё Manastir mё 14 nёntor dhe do tё zgjasё deri 22 nёntor. Historiani, prof.Dr. Reshat Nexhipi, propozoi qё shtёpia e Alfabetit tё shёndёrrohet nё Konsulatё tё Republikёs sё Shqipёrisё, nё Manastir, nё qytetin e konsujve. Abdulaqim Ademi, zёvendёskryeministёr nё Qeverinё e Maqedonisё, nё cilёsinё e Kryetarit tё Kёshillit Organizativ, pёr shёnimin e 100- vjetorit tё Kongresit tё Manastirit, vizitoi objektin, pёr t’u njohur nga afёr me mbarёvajtjen e punimeve rreth meremetimit tё objektit. Pasi vizitoi objektin ai para gazetarёve u shpreh: “Qeveria e Maqedonisё, pёrmes Ministrisё sё kulturёs, ka akorduar mjete pёr ta rinovuar objektin e Kongresit tё Manastirit dhe pasi tё pёrfundojnё disa punё teknike rreth pronёsisё, shtёpia ku ёshtё mbajtur Kongresi i Alfabetit, do tё shpallet Muze i Kongresit tё Alfabetit. Pёr statusin e kёtij Muzeu, do tё shqyrtohet mundёsia se si do tё figurojё, Muze i qytetit tё Manastirit, apo do tё jetё institucion nё nivel republikan. Gjithsesi, pavarёsisht statusit, Muzeu do tё jetё i mbrojtur me ligj”. Sa i pёrket shёnimit tё 100- vjetorit tё Kongresit, zёvendёskryeministri Abdulaqim Ademi, mes tjerash theksoi:” Sipas programit qё kemi hartuar pёr tё shёnuar kёtё pёrvjetor, aktivitetet do tё fillojnё mё 14 nёntor nё Manastir, ndёrsa mё 20 nёntor, do tё ketё edhe njё aktivitet tjetёr nё Manastir, ku do tё hapet solemnisht objekti i rinovuar nёshtёpi Muze, ku do tё zhvillohen edhe disa aktivitete pikёrisht nё kёtё objekt”. Lidhur me mospёrfshirjen e historianёve nё Kёshillin organizativ, Abdulaqim Ademi shtoi: “Nё momentin e formimit tё Kёshillit organizativ, janё pёrfshirё vetёm niveli i ministrave dhe akademikёve (katёr ministra dhe pesё akademikë). Nuk konsideroj se i kemi lenё anash, por megjithatë edhe me kёtё rast i ftoj qё tё japin kontributin e tyre pёr tё shёnuar kёtё jubile nё mёnyrё sa mё dinjitoze. Nё kёtё shёnim, do tё pёrfshihen edhe Shoqata e Historianёve nё kuadёr tё Akademisё Shkencore si dhe pjesёmarrja e shkencёtarёve e akademikёve nga Shqipёria e Kosova, si dhe nga Diaspora”. Rёndёsia e KongresitRёndёsia e Kongresit tё alfabetit ёshtё tepёr e madhe. Kur shqiptarёt kishin njё gjuhё dhe nuk mirreshin vesh dot, duke pёrdorur shkrime tё ndryshme, u pa e udhёs qё tё vendosej njё alfabet unik. Pёr kёtё u zgjodh Manastiri dhe ate jo rastёsisht. Kongresi i Manastirit ishte ura lidhёse ndёrmjet Lidhjes sё Prizrenit dhe Pavarёsisё sё Kosovёs, sepse qё nё Lidhjen e Prizrenit ёshtё diskutua pёr Alfabetin dhe kjo hapi rrugёn drejt pavarёsisё. Natyrisht se do tё shtrohej pyetja pse pikёrisht nё Manastir u mbajt Kongresi e jo nё Shkup, Tiranё, Prishtinё, Prizren apo diku tjetёr. Thjeshtё, sepse nё Manastir jetonte familja mё patriotike pas familjes Frashёri, familja e Qirijazёve. Tё pesё anёtarёt e kёsaj familje ishin angazhuar drejtёpёrdrejtё nё organizimin dhe realizimin e Kongresit tё Alfabetit.Prof.Dr. Reshat Nexhipi, historian nga Manstiri u shpreh: ”Manastiri dhe ky objekt i Kongresit, pёr ne shqiptarёt e Manastirit, por edhe pёr gjithё shqiptarёt, nё pёrgjithёsi, do tё thosha se ёshtё objekt i shenjtё, njёsoj posikur qё ёshtё Meka dhe Qabeja pёr muslimanёt. Sё dyti, nё krye tё kёtij Kongresi ka qёnё antikomunisti mё i madh i popullit shqiptar dhe kryetari i Ballit Kombёtar Mit’hat Frashёri. Prandaj, do tё ishte mirё qё nё krye tё manifestimit tё kёsaj ngjarje kaq tё madhe tё qёndronin njerёz, tё cilёt afёrsisht janё tё kalibrit tё Mit’hat Frashёrit dhe njerzve tё asaj kohe tё cilёt ishin patriotёt mё tё shquar nё botёn shqiptare.Lidhur me Kёshillin pёr shёnimin e 100 vjetorit tё Kongresit tё Manastirit, prof. Dr. Reshat Nexhipi theksoi: “ Sa i pёrket Kёshillit pёr shёnimin e pёrvjetorit tё njёqind, do tё thosha se ёshtё njё fatkeqёsi, qё historianёt janё lanё mёnjanё, sidomos ata nga Manastiri, kёshtu qё kёtu, ka njё lloj revolte nga popullata shqiptare nё Manastir. Do tё ishte e udhёs qё tё konsultoheshin edhe asociacionet shqiptare tё Manastirit, sepse kjo ka ndodhur kёtu nё Manastir qё ёshtё ngjarje shumё e madhe e historisё kombёtare”.Sa i pёrket pёrkujdesjes pёr objektin ku ёshtё mbajtur Kongresi i Manastirit, prof.Dr. Reshat Nexhipi theksoi se kjo nuk varet nga popullata vendase, por nga strukturat e larta tё politikёs dhe drejtuesve tё shtetit. “Deri mё tani nuk i ёshtё vёnё kurrfarё pёrkujdesje kёtij objekti. Bile edhe pllaka pёrkujtimore qё ishte aty ёshtё dёmtuar, qё tani edhe ёshtё hequr pёr “meremetim” tё objektit. Do tё ishte e turpshme, po qe se nuk do tё rikthehej pllaka aty ku ishte dhe ku e ka vendin. Kjo pllakё ёshtё vendosur qё para 40 vjetёve. Ka pasё tentime edhe mё parё pёr heqjen e sajё por me angazhimin tonё, bile edhe me intervenimin e ish presidentit tё Kosovёs, Dr. Ibrahim Rugova, kjo pllakё ёshtё ruajtur”.Duke pasё parasysh se dikur, Manastiri ka qёnё qytet i konsujve, prof. Dr. Reshat Nexhipi ishte i mendimit, qё ky objekt, tё shёndёrrohet nё Konsulatёn e Republikёs sё Shqipёrisё, kёshtu qё edhe manastirasit tё kenё mundёsi tё shohin valvitjen e flamurit shqiptar, qё do tё ishte mundёsia e vetme pёr shqiptarёt nё Manastir tё shohin Flamurin me shkabёn dykrenare duke u valvitur. Ka pasё dhe ka inisiativa qё ky object tё shёndёrrohet nё Muze tё Kongresit, por akoma nuk ёshtё zgjidhur çёshtja pronёsore e objektit. Mehmet Latifi

Nessun commento: