z. THACI per shtetin ligjor ne KOSOVE E NE VERIUN E SAJ MITROVICE...
Ndërsa zyrtarët e UNMIK kanë refuzuar të komentojnë, nëse shtrirja e EULEX për këtë fazë përfshin edhe pjesën veriore të Kosovës dhe Mitrovicën, në anën tjetër, kryeministri Hashim Thaçi tha se në Mitrovicë po bëhen hapa, sipas tij, të mëdhenj për integrimin e kësaj pjese dhe shtrirjen e pushtetit legal.Sipas kryeministrit të Kosovës, problemi në pjesën veriore është problem bandash e grupesh kriminele dhe se ai mund të zgjidhet duke vepruar konform zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës.“Gjendja që e kemi në veri është një gjendje që e kemi në tetë vjetët e kaluar, por tash e kemi një qeveri që nuk pajtohet me atë realitet dhe punon për ta ndryshuar, por jo në kuptimin e veprimeve të dhunshme, por përmes veprimeve të domosdoshme, të ligjshme, mirëkuptuese, pajtuese dhe bashkëpunuese edhe me komunitetin ndërkombëtar. Prandaj, edhe i kam ftuar qytetarët e Mitrovicës që assesi të mos i shesin pronat e veta, ndërkohë që qeveria po punon për ndërtimin e shtëpive të tyre”, - tha Thaçi.Ndërkohë, duke iu referuar procesit të deritashëm të njohjes së Kosovës dhe kritikave gjithnjë e më të mëdha të shoqërisë civile në Kosovë në adresë të qeverisë për dështime në politikën e jashtme, Thaçi tha se procesi i njohjes nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin e Prishtinës, por edhe me politikat e vendeve veç e veç. Sipas tij, njohja do të ndodhë, por ajo do të jetë konstante.“Unë jam mirëkuptues edhe ndaj zërave të ndryshëm që kërkojnë të bëhet më tepër, por ne nuk mund të vendosim në emër të vendeve tjera. Ato vendosin për njohjet tona. Ne i kryejmë punët tona, të cilat duhet kryer. Kemi instaluar qeverisje të mirë, po ndërtojmë rend demokratik, po ndërtojmë Kosovë atraktive për 2 milionë qytetarët e saj, pa dallim etnik, por në kuptimin afirmativ për të gjithë dhe po punojmë me vizion të qartë për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, - theksoi Thaçi.Kryeministri Hashim Thaçi tha se Kosova nuk do të devijojë rrugën e saj dhe politikën pro-perëndimore, me marrëdhënie të posaçme me Uashingtonin dhe Brukselin, por duke pasur dhe një qasje të respektueshme për vendet e tjera.Thaçi ka premtuar se institucionet e Kosovës në afatin sa më të shpejtë, brenda këtij muaji, do t’i hapin edhe dhjetë ambasadat e para dhe do t'i emërojnë të ngarkuarit me punë në këto ambasada
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento