Muzoza Kazembe ka mbuluar për një kohë të gjatë Greqinë për “The times” .
Ai e ka vizituar për herën e parë vëndin tonë në prill 1993,kur te ne erdhi për herën e parë dhe të vetme, njeriu I shquar I të dy shekujve, Papa Vojtila.
Ja se c’tregonte ai për atë eveniment: “Tre gazetërë grekë më thanë se , mirë, ti je duke shkuar në Shqipëri, por dije, ai është vëndi I djajve.
Isha mësuar të rrezikoja tër jetën dhe u nisa.”Djalli” I parë që takova, ishte një vajzë 21 vjecare. Ajo dinte anglisht, dhe unë iu luta të ma përkthente fjalën e Papës, pasi nuk dija as italisht. I lehtësuar tanimë për të bërë shkrimin e ngarkuar nga kryeredaktori, i thashë “djallit” shqiptar, se sa kushtonte përkthimi i saj.
Ajo më tha: “Ka qënë kënaqësia ime!” dhe, duke refuzuar dorën time me tufën e dollarëve, u largua pa më dhënë as adresën.
“Djalli” I dytë që takova – një oficer. Banonte në një dhomë e guzhinë me dy fëmijët e tij dhe kishte një pafundësi librash. “
Shkrimi që po botojmë është përzgjedhur nga shkrimet më të goditura të të gjithë gazetarëve që kanë punuar te “DRAM”, një revistë kryesore në tër Afrikën, në kuadrin e një jubileu të revistës. Autori është, pra, Musoza Kazembe, për të cilin është shkruar se gazetarë të kalibrit të tij “I vijnë njerëzimit një herë në shekull”.
Riza Lahi.. tirane
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento