sabato 3 maggio 2008

PASOJAT E DIKTATURAVE....

Përmendore përVIKTIMAT e komunizmit Ottawa
BEQIR SINA, New York
Qytetarë kanadazë, anëtarë të komuniteteve me prejardhje nga vendet ish-komuniste, si dhe të tjerë, kanë ndërmarrë një iniciativë për vendosjen e një monumenti në Ottawa në shenjë kujtimi dhe respekti ndaj viktimave të komunizmit.
Në këtë kuadër është hartuar një peticion, i cili i drejtohet Qeverisë kanadaze për të pranuar dhe konkretizuar një iniciativë të tillë. Kësaj iniciative i janë bashkuar anëtarë të Parlamentit kanadez si dhe ambasadorë të vendeve ish-komuniste. Konkretisht, 14 ambasadorë të këtyre vendeve ndër ta edhe ambasadori i RSH në Ottawa, zoti Besnik Konçi, i kanë drejtuar një letër kryeministrit të Kanadasë, zotit Stephen Harper, përmes të cilës mbështesin inciativën e qytetarëve kanadazë. E konsiderojmë këtë moment shumë të rëndësishëm edhe për pjesëtarët e komunitetit shqiptar, të cilët do të kenë mundësi të shprehin ndjenjat dhe respektin e tyre për viktimat e komunizmit, si një nga regjimet më totalitare dhe diktatoriale në historinë e njerëzimit si dhe vlerësimin e tyre për lirinë dhe demokracinë. Peticionin mund ta shpërndani tek të gjithë ata që dëshirojnë t'i bashkohen kësaj iniciative.
Një anëtar i Këshillit të Europës i quajtur Goran Linblad, thotë se: "Nevoja për dënimin ndërkombëtar të krimeve të komunizmit është shumë e rëndësishme, jo vetëm për të dënuar krime të së kaluarës, por gjithashtu, është maksimalisht e rëndësishme për të dënuar vazhdimisht krimet që vazhdojnë të ndodhin në vendet komuniste, që akoma janë shumë në numër. Deri tani, as Këshilli i Evropës dhe as ndonjë organizatë ndërqeveritare ndërkombëtare, nuk e ka ndërmarrë çështjen e evoluimit të përgjithshëm të qeverive komuniste, si diskutim serioz mbi krimet e kryera në emër të tyre apo dhe dënimin publik të tyre.
Sipas tij: "Në të vërtetë, megjithëse është e vështirë për t'u kuptuar, nuk ka pasur asnjë debat të thellë mbi ideologjinë, e cila ka qenë dhe është baza e terrorit masiv, e dhunimit të të drejtave të njeriut, e vdekjes së miliona e miliona njerëzve, dhe telashi i të gjithë kombeve. Ndërsa, një regjim tjetër totalitar i shekullit të XX-të, i quajtur nazizëm, është investiguar, është dënuar në arenën ndërkombëtare dhe autorët e krimit janë vënë në bankën e të akuzuarve, krime të ngjashme që janë kryer në emër të komunizmit, nuk janë investiguar kurrë dhe s'kanë marrë ndonjë dënim ndërkombëtar.
Ai e shpjegon këtë, duke thënë se: "Mungesa e dënimit ndërkombëtar mund të jetë pjesërisht e shpjeguar nga ekzistenca e shteteve, ligjet e të cilave janë të bazuar ende në ideologjinë komuniste. Dëshira për të mbajtur marrëdhënie të mira me disa prej tyre, mund t'i pengojë disa politikanë për t'u marrë me këtë subjekt të vështirë. Ai shpjegon: "Për më shumë, disa politikanë, të cilët janë ende aktive, kanë mbështetur në një mënyrë apo në një tjetër, regjimet e mëparshme komuniste.
Për arsye të dukshme, atyre nuk do t'u pëlqente që të kishin të bënin me çështje përgjegjësish. Në shumë vende evropiane, ka parti komuniste, të cilat nuk i kanë dënuar zyrtarisht krimet e komunizmit. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, disa elementë të ideologjisë komuniste si barazia apo drejtësia sociale, akoma josh shumë politikanë. Megjithatë, opinioni im është se ka një nevojë urgjente për të hapur një debat publik mbi krimet e komunizmit dhe dënimin e tyre në nivelin ndërkombëtar. Kjo duhet të bëhet pa asnjë vonesë për disa arsye.....
Shqipëria, Kanadaja, Nju Jorku dhe Washington D.C .....
Nga Nju Jorku - Selia e Kombeve të Bashkuara, njoftoi më 1 nëntor 2005, se Asambleja e 60-të e OKB-së zhvilloi një sesionin plenar, ku u miratua njëzëri projekt-rezoluta e paraqitur nga 104 vende nga 191 vende sa janë anëtare të përhershme të kësaj organizate, të vendosej për caktimin e 27- janarit si "Dita Ndërkombëtare e Masakrave", ditë ku hyjnë dhe krimet e nazizmit - Holokausti. Me miratimin e kësaj projekt-rezolute po më 1 nëntor 2005, u shpreh qartë për këtë projekt-rezolutë sekretariati i OKB-së do të marrë masat përkatëse dhe do të forcojë studimet për problemin e masakrave për të parandaluar masakrat dhe gjenocidin.
Dhe, kështu për ne shqiptarët viktimat e komunizmit, rrjedhin vetë natyrshëm në mendjet tona për të mos e harruar kurrë tragjedinë e këtyre njerëzve, që e pësuan dhe të atyre që e kryen krimin. Shkodra, Nju Jorku dhe kryeqyteti i Amerikës, Washington D.C, me qershorin e kësaj date i lidhte fort dhimbja e 12 qershorit 1990, 11 shtatorit 2001 dhe 12 qershorit të Përmendores së re në Washington D.C. për viktimat e komunizmit në botë.
Përmendorja në afërsi të ndërtesës së Kongresit amerikan
Presidenti Bush mori pjesë në përurimin e një përmendoreje kushtuar viktimave të komunizmit në botë. Përmendorja ndodhet në afërsi të ndërtesës së Kongresit amerikan në Washington D.C. Ajo përkujton dhjetëra miliona njerëz që kanë vdekur nën sundimin komunist në më pak se 100 vjet. Presidenti Bush tha se bota nuk do t'i mësojë kurrë emrat e atyre që u shuan në duart e komunistëve, por shtoi ai, ekziston një detyrim për t'i bërë homazh jetës së tyre dhe për të nderuar kujtimin e më shumë se 100 milion burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm që vdiqën nën komunizëm. Ai tha se numri i saktë i viktimave nuk do të mësohet kurrë.
Presidenti Bush vuri në dukje vuajtjet e atyre që u shuan në Kinë, Korenë e Veriut, Afrikë, Evropën Lindore, Kamboxhia, Kubë, Gjermani Lindore dhe vende të tjera. Fondacioni i Përmendores thotë se komunizmi vazhdon të skllavërojë sot një të pestën e popullsisë së botës. Përmendorja është një emitim origjinal i asaj që është ngritur në sheshin Tiananmen Square kushtuar protestave antikomuniste të vitit 1989. Presidenti Xhorxh Bush, duke nderuar përkujtimin për të vrarët nga regjimet komuniste ka thënë se vdekja e tyre duhet t'i përkujtojë publikut amerikan se, "djalli është i vërtetë dhe duhet të luftohet". Duke përkujtuar dhjetëra miliona viktimat të komunizmit, Bush ka ndërlidhur periudhën e totalitarizmit me sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Bush ka shtuar se, "sikurse komunistët edhe terroristët e ekstremistët, të cilët sulmuan kombin tonë, janë pasardhës të ideologjive të vrasjes".
Genocidi
Rreth 108 milion të vrarë nga rregjimet diktatoriale në botë
Në Shqipëri janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra
-1.5 milion armenians u vranë në kohën e imperatorisë Ottomane Turke.
-3 milion ukrainas u vranë nga rregjimi totalitar i sundimit komuniste në Ukrainë
-25 deri 62 milion sovjetikë u vranë nga rregjimi komunist i Stalinit në të ashtuquajturën BRSS.
-6 milion (Hebrenj) Jews, 6 milion (romë) Gypsies u vranë nga sundimi nazist (Hitleri)
-25 milion kinezë u vranë gjatë sundimit komunist nën parrullën e Mao Ce Tungit "Një hap i madh përpara" "Great Leap Forward"
-1 milion nigerian u vranë nga rregjimi diktatorial i Nigerisë
- 1.5 milion bengalez u vranë nën sundimin e Pakistanit
-2.5 milion, të quajtur Mayan Indians, u vranë nga rregjimi Guatemalas
-1.7 milion kamboxhian u vranë nga rregjimi komunist i diktatorit Khmer Rouge në fushatën e vrasjeve "Kamboxhia "fusha e vdekjes","Cambodia's "killing fields"
-800,000 ruandas u vranë nga rregjimi diktatorial i Ruandës
-12,000 shqiptarë të Kosovës u vranë vetëm e vetëm se ishin shqiptarë etnik, nga sundimi diktatorial i rregjimit sllavo - komunist serb të kryekasapit, Sllobodan Milosheviç (në Kosovë gjatë luftës mars - qershor 1999 Serbia, ka vrarë mbi 12.000 njerëz të pafajshëm, ka djegur dhe shkatërruar mbi 120.000 shtëpi, ka dëbuar rreth 1 milion njerëz, ka dhunuar dhjetëra mijëra femra dhe ka rrëmbyer mbi 3.000 persona, prej të cilëve shumica ende të pagjetur")
-250,000 boshnjak te vrare gjate luftes rregjimin diktatorial serb
-2 milion sudanez u vranë nga fundamentalistët
-1.6 milion koreanoveriorë u vranë gjatë sundimit komunist në Korenë e Veriut "North Korean"
-Në Shqipëri nga rregjimi komunist i Enver Hoxhës janë ekzekutuar pa gjyqe 5 577 burra dhe 450 gra. -Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. -Kanë vdekur në burg 1 065 persona. -Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. -Kanë vdekur në internim 7 022 vetë.

Nessun commento: