mercoledì 9 aprile 2008

MIRATOHET KUSHTETUTA E KOSOVES..

Kuvendi i Kosoves miraton Kushtetuten.
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme dhe solemne, me aklamacion nga të gjithë deputetët e pranishëm, gjithsej 107, miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila hyn në fuqi më 15 qershor të këtij viti pas përfundimit të fazës tranzitore.
Në seancën e udhëhequr nga Kryekuvendari Jakup Krasniqi, për rëndësinë e këtij akti të lartë juridik folën Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi.
Në këtë seancë solemne ishin të pranishëm përfaqësues të UNMIK-ut dhe misionit evropian, përfaqësues të institucioneve vendore si dhe diplomatë të huaj të akredituar në Kosove.

Nessun commento: