mercoledì 20 febbraio 2008

NATO MBRON KUFIJT E KOSOVES SONE!!

KFOR:
Dhuna ne veri te Kosoves u nxit nga politikane serbeKomandanti i forcave të NATO-s në Kosovë, (KFOR) Xavier Bout de Marnhac, akuzoi sot liderët lokalë serbë në veri të vendit, se kanë organizuar sulmet një ditë më parë kundër dy pikave kufitare, mes këtij territori dhe Serbisë. Disa liderë lokalë morën përgjegjësi të madhe dje, ndërsa përfshinë gra dhe fëmijë në këtë operacion, duke i vënë në rrezik", i tha gjenerali shtypit pas një takimi me presidentin kosovar, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.Drejtuesit duhet të mendojnë seriozisht për përgjegjësitë e tyre, kur zhvillojnë këto lloj manifestimesh, shtoi ai. Dua t'u them të gjithëve të jenë shumë të ndërgjegjshëm për vendosmërinë time, për të vendosur sigurinë kudo në Kosovë dhe askush nuk duhet të dyshojë në këtë vendosmëri, vazhdoi ai

Nessun commento: